SHPERNDAJ

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi në seli grupin parlamentar për të marrë një vendim në lidhje me aksionin opozitar.

Në përfundim të mbledhjes është vendosur që më 27 janar opozita të mbajë protestën e parë për këtë vit para kryeministrisë.

Kujtojmë që prej ditës së dielë kreu i PD-së Basha ka zhvilluar takime të shpeshta me aleatët.

Fillimisht të dielën në mbrëmje kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili shkruan në zyrën e Bashës.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Basha pati një takim konsultativ me aleatët e tjerë Fatmi Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka.

Një vendim tjetër në mbledhjen e sotme të grupit të PD-së lidhet me faktin që ata do të jenë të pranishëm në seancat parlamentare, pra nuk do ketë një bojkot.

Po sot edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, mblodhi krerët e LSI në rrethe ku u bëri thirrje të ngrenë strukturat në këmbë kundër “Rilindjes”.

Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/opozita-bashkohet-ne-protesta-caktohet-data-dhe-vendi-484572/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright