SHPERNDAJ

Në orët e para të mëngjesit të së premtes ështe ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare mjeshtri i vallës shqipe Rexhep Çeliku

Vetëm pak ditë më parë presidenti Ilir Meta i akordoi së bashku me partneren e tij në skenë Lili Cingun titullin e larte ‘Nderi i Kombit’, ndërsa më herët mbante edhe titullin “Mjeshtër i Madh”. Artisti u shfaq i lodhur në ceremoninë e organizuar, duke artikuluar me vështirësi falënderimin për dekoratën.

“Është një gjë e vlefshme jo vetëm për mua, por për të gjithë kolektivin”, u shpreh në ceremoni ai.

Homazhet në nder të artistit do zhvillohen të shtunën me 13 janar në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00 – 13:00