SHPERNDAJ

Aktivistë të shoqërisë civile thirrën sot një protestë para Kryeministrisë për të kundërshtuar faljen e detit Greqisë nga Tirana zyrtare. Protesta u organizuar përmes rrjetit social, pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, se hapësira ujore e shtetit helen do të rritej me 12 milje.

Përmes kësaj proteste i është bërë thirrje qeverisë shqiptare që të mos guxojë të falë asnjë metër të hapësirës detare të Shqipërisë, ndërsa është paralajmëruar ndërmarrja e të gjitha veprimeve për të ndaluar çdo marrëveshje të tillë.

“Falenderoj gjithe ata qytetare qe moren pjese. Si proteste e pare jashte ndikimeve politike, por vec nen ngjyrat kuq e zi, arritem te krijojme nje fije shprese, se shqiptaret dijne te ngrihen, dijne te reagojne, dijne te peotestojne. Ne nuk jemi njerez me bisht qe djegim flamuj te shteteve te tjera, apo te leshojme parrulla raciste, por ne jemi ata qe dijme te ngrejme lart flamurin shqiptar dhe ata qe do te mbrojme cdo centimeter det, nga babezia e maskarenjve” Shkruan nje nga organizatoret z Aulon Kalaja ne faqen e tij ne FB

Pamje nga protesta