A ka mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën? Kryemadhi bën deklaratën e fortë

KreuPolitikë

A ka mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën? Kryemadhi bën deklaratën e fortë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pyetur nëse ka mundësi bashkëpunimi mes partisë që ajo drejton dhe Edi Ramës, e ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë. Në një intervistë të dhënë për ‘abc’, Kryemadhi ka theksuar se të bashkëpunosh me një njeri si Rama, që ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, është tradhti kombëtare.

“Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është tradhti kombëtare. Të bashkëpunosh me një njeri, i cili ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, normal që çdo bashkëpunim me Edi Ramën do të ishte tradhti kombëtare.

Përsa i përket angazhimit dhe takimeve tona, duhet të kemi një gjë parasysh që qoftë PD, qoftë LSI janë dy grupime të ndryshme, pavarësisht se për herë të parë në historinë e tranzicionit të 30 viteve, ne kemi një koalicion parazgjedhor midis Partisë Demokratike dhe një partie të majtë, që është LSI, e cila nuk është më thjesht një strukturë me katër deputetë, por është një strukturë e cila është realitet politik dhe mund t’ju them që është edhe shumë më shumë se një forcë politike.