SHPERNDAJ

PD është parti e cila ka emëruar nja 40 ministra, ka emëruar ambasadorë, zv.ministra të jashtëm, sekretarë të përgjithshëm e drejtorë; ka zgjedhur tre presidentë. Ka prodhuar politikë të jashtme në kohëra kritike, prej tek rezoluta e 1994 mbi Kosovën, deri tek anëtarësimi në NATO. Pra ka brenda hemisferës së saj një armatë të tërë profesionistësh e njohësish të politikës së jashtme. Kështu që nuk e kuptoj pse në emisione nxjerr njerëz si ky djali i Fahri Balliut për ta diskretituar imazhin e PD-së me amatorizmin e tij në ketë fushë? Duan ta promovojnë? Dakort, le të rrijë afër profesionistëve e të mësojë. Po mbi kurrizin e imazhit të PD-së të mos bëjnë eksperimente. Nuk mund të jetë PD-ja diçka mësimore. Nuk dua të më thotë askush jo po i bëni opozitë opozitës. Mjaft më, se kjo situatë po bëhet gjithnjë e më e padurueshme dhe e kushtueshme për seriozitetin e Partisë Demokratike. Nuk mund të jetë vetëm e atyne. Eshtë edhe e jona; e njerëzve që nuk duam ta shohim partinë tonë në ketë gjendje, duam ta shohim të djathtë, serioze, dinamike dhe fituese. Shumëkujt mund të mos i duket me vend që këto fjalë të thuhen publikisht, mirëpo e para është se s’ke ku i thua tjetër dhe e dyta është se këta nuk po dikan të ndalen. Le ta dinë se partia nuk ua pranon këto.
(Kritikoni e dyshoni tani, sa të mundeni, s’po më intereson hiç, se s’mund të rri, kur shikoj një parti aq madhështore, të kthyer në kurs për kursantë politikë)
Indrit Vokshi