SHPERNDAJ

Ahhh te kisha ca zhurmues..

E shtune 6 Janar 2018…ora jone ketu ne USA 04.15 e mengjesit dhe atje ne Shqiperi 10.15 po e mengjesit …
Ngrihem si zakonisht per te vajtur ne banje…e pasi rikthehem ne shtratin tim ndez TV .thjesht per te pare Flash..nese ka ndonje te re andej nga ku dhemb Dhembi e ku vete Gjuha..nga Shqiperia e njemije halleve qe su sosen kurre….

Do ti …te gjitha kanalet shqip-folese..Klan, Top Ch, Rtsh, Abc, News 24, Report Tv, Ora News ishin fiksuar Live tek Xibraku ..e transmetonin Asamblene e PS..dhe ne ekran fliste e fliste pa pushim.per arritje, suksese e fitore te tjera ne te ardhmen te Partise se tij roze e ngrinte ne qiell Timonierin e saj largpames katranin me boje e gogolin e Shqiperise e te shqiptareve Edvinin…..badolja i Librazhdit…Taulanti…

E pas tij fjalen e mori ai qe shqiptaret do ta kujtojne ne historine e tyre si Ministri i Jashtem i Varrezave Greke ne token e tyre ..djali i ish Sekretarit te Pare te PPSH…Sules famekeq.. Ditmiri …qe ne shqipen e sotme ka kuptimin e Ditziut..

E mbylla TV…duke imagjinuar se Mediat -kazane, llum e plehra… ..sic jo pa te drejte i quan Gjatoshi…dhe ai ju a di fort mire kuptimin etiketimeve te adresuara…gjithe diten ate pune kishin sot me sa duket..pasi Shefat e tyre servile, te pa fytyre, mercenare te paguar e te pa bythe ate porosi e urdher do kishin marre…Mos ju ndani Xibrakut derisa te mbaroje Asambleja jone ok..

Dhe ne imagjinaten time dolen e folen radhazi ne foltore plot krenari e mburrje Bracja, Lindita, Olta, Ulsiu, Paulini.,Pandi, Finua, Spiropali etj etj…dhe nuk e di pse mu kujtuan Anetaret e djeshem te Byrose Politike e te KQPPSH..Simoni, Adili, Hakiu , Hekurani, Spirua, Lenka, Vitua, Lumturia, Nexhmija etj etj..

Hej zot ..thashe me vete Zoti edhe Shejtanet kur i ben i beka ne nje stil, ne nje forme, ne nje madhesi trupore, ne nje menyre te foluri , te sjelluri, te mburruri , te mashtruari etj etj…

Dhe mu kujtuan gjithashtu edhe Kongreset e fameshme te Damllamadhit..ku edhe pse Shqiperia kishte vetem nje kanal TV shteteror i cili ne te tilla raste doemos qe nga mengjesi deri ne darke ..per 7 dite resht transmetonte Kongesin e radhes se Partise-Meme..te pakten ”sa per thyerje” rrinte e rrinte e i fuste ne mes edhe ndonje koncert me kenga popullore apo me emisionin e famshem Populli i kendon Partise…po keta Rilindasit e sotem pasuesit e Pjellamaneve te djeshjem…ahaaa ..meazalla se hane pyke gjekundi…ke Xibraku e ke Taulanti dhe rashe e vdiqa…derisa Shefi ose Lideri i Ballkanit sic kane qejf ta quajne me mburrje e perkedheli Pallen e tyre te Gjate.. tu thote …hejjjj mjaft tani mjaft se e beme balte fare..

E nuk e di pse me shkoi mendja tek Zhurmuesit televizive te kohes se Diktatorit e te Diktatures…kur nje bzhhhhhhhh dhe nje ekran sterre i zi e me miza-miza na i nxinte jeten e nuk na linte kurresesi te shihnim qofte edhe nje ndeshje te vetme futbolli a ndonje eveniment te permasave europiane e boterore e jo me te kishim prezent ne shtepite tona fjala vjen ndonje prej kanaleve te fqinjeve tane…qofte edhe si dritare a pike referimi me europen e boten..per ate kohe…

Dhe thashe me vete…ahhh sikur te kisha vertet ne dore ca zhurmues te tilla..te ngjitesha deri siper mbi Linze e ti montoja tek ripetitoret e tyre e ti nxija te tera ekranet e kanaleve shqipfolese te sotme..te neveriteshme, te peshtira e antishqiptare…por ama ti nxija e ti bllokoja jo thjesht vetem per sot qe eshte Asambleja e PS…por per gjithmone e njehere e mire..qe Shqiperia e shqiptaret te shpetonin nga keta Papagaj te bezdisshem sa me s’ka e qe ju a kane prure vertet ne maje te hundes me propaganden e tyre neveritese e te per cdo diteshme….

Ahhhh sikur te kisha vertet ca zhurmues…ju siguroj se do na benin pune mua e ju te gjitheve ..e do binim rehat njehere e mire…pasi nje ekran me bzhhhh e me miza-miza eshte 100 here me i mire e i pranueshem se sa nje Taulant qe kerkon nje moter a nje vella e nje Brace shtatlarte qe rri ne krah te mendjeshkurterit Edvin….

Dhe ju siguroj se pas ketij ”Atentati Mediatik”…do te zbrisja nga Linza qete -qete , i gezuar e duke kenduar me ze te larte ate kengen e djeshme qe aq fort e kane qejf keta te sotmit te te njejtit gjak e basyret….Lart me lart o shoke…flamujt e kongresit /…beteja , fitore ..te tjera na presin..

Njehere me shkoj mendja permes nje fantazie te shfrenuar …tek kodrat e Saukut …e thashe me vete ahhh sikur te ngjitesha atje lart e ta qelloja kete mut -Asambleje me Top..sikurse eshte nje ngjarje e tille ne historine tone ..pavaresisht se ne kah te kundert dhe doemos e trilluar prej ”trimave te asaj kohe”…qe e shkruan historine ashtu sic deshen e sec ju interesonte ….ne cast mu kujtuan edhe Mato Gruda me italianin Agush qe qelluan Mullarin e barit te Fizeve po me Top…e huuu i tashe me se fundi vetes…vazhdo e fli o njeri se Papagajte per kete pune paguhen ..qe te llapin e mos pushojne kurre…mjere atij qe i kane rene ne hise ti degjoje ….

A.R.DOSTI