SHPERNDAJ

Ali Kavaja – Lindur në Kavajë, më 1932.

Kryen me rezultate maksimale shkollën Teknike të Fulcit.

Pjesmarrës aktiv në organizatën Bashkimi Demokrat, Opozita e Parë Shqiptare.

Arrestohet dhe dënohet me vdekje, pushkatim në 3 Korrik 1946.

Rrofte Zogu i pare, Mbret i Shqiptareve Rrofte Shqiperia me Kosoven. Vdekjen e kemi hak. Ishin fjalet e tij te fundit

2 Korrik 1946
Gjykata Ushtarake e Tiranes
VENDIM N”EMER TE POPULLIT

Gjykata Speciale e Tiranes, e formuar prej
1 Frederik Nosi Kryetar, Major
2 Nexhat Hysejni anetar Gjyqtar Kap i pare
3 Velejdin Zeneli anetar Gjygjtar Kap i pare

Gjykata, per arsyet e siperme dhe ato qe do te shenohen per secilin ne pjesen anekse te ketij vendimi. Ne baze te neneve 3.15. e 18 te ligjit nr 41 me date 15 DHjetor 1944 mbi sabotatoret e luftes e te pushtetit pjeserisht te nje mejtimi me Prokurorin dhe pjeserisht ne ne kundershtim me kerkimin e tij

Vendosi
Fajtorine e te pandehurve,cilesine e tyre si armiq te popullit dhe sabotatore te pushtetit dhe ndeshkimin e tyre si vijon
1)Sami Çeribashi
2)Shaban Balla
3)Qenan Dibra
4)Xhahit Koka
5)Hivzi Golja
6)Ali Kavaja
7)Mehmet Ali Beshiri
8)Talat Drini
9)Mahmut Meniku

Me vdekje, humbjen e te drejtave civile e politike dhe konfiskimin e pasurise se tyre te lujteshme e te palujteshme ne konformitet me dispozitat ligjore ne fuqi


Republika Popullore e Shqiperise

GJYKATA E NALTE USHTARAKE

Prokuroria Tirane 3/7/1946
Landa.

Mbi ekzekutimin dhe vullnetin e fundit se denuarve

GJYKATES NALTE USHTARAKE
Sot me daten 3 Korrik 1946 ne oren 5 te mengjesit u eksekutuan te denuarit me vdekje, Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Çeribashi, Talat Drini, Tut Meniku, Xhavit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja

Fjala e fundit e secilit ne castin e ekzekutimit ishte
1) Talat Drini- Rrofte Shqipnia me Kosoven
2) Hivzi Golja- Rrofte Shqipnia me Kosoven
3) Tut Meniku-Rrofte Shqipnia me Kosoven
4) Qenan Dibra- Rrofte Shqipnia me Kosoven
5) Xhahit Koka- Rrofte Shqipnia me Kosoven
6) Mehmet Ali- Beshiri Rrofte Shqipnia me Kosoven
7) Shaban Balla- Ju le kujdes femijen
8) Ali Kavaja- Rrofte Zogu i pare, Mbret i Shqiptareve Rrofte Shqiperia me Kosoven. Vdekjen e kemi hak
9) Sami Çeribashi- Me ne fund tu plotesua deshira o Prokuror. Edhe ti nje dite do ta paguash si une. Rrofte Shqipnia me Kosoven

Qenan Dibra dorezoj nje leter te drejtuar familjes ,me lutjen qe ti dorezohet
PROKURORI I GJYKATES SE LARTE USHTARAKE
KAPITEN i I-re
NEVZAT HAZNEDARI


 

Me shume respekt
Beniamin Bakalli