SHPERNDAJ

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ka uruar të gjithë shqiptarët Vitin e Ri 2018.

Lu thekson se Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm dhe kërkon që këtë vit puna më e madhe të fokusohet për ndërtimin e një të ardhme më të drejtë e më të sigurt. “Të gjithë ne në ambasadën amerikane iu urojmë të gjithë miqve tanë në Shqipëri një Vit të Ri plot shëndet dhe lumturi. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm. Le t’i ripërkushtohemi ndërtimit të një të ardhmeje më të drejtë, më të begatë, dhe më të sigurt për fëmijët tanë”, shkruan ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Kujtojmë se më herët, Lu ka paralajmëruar se nga janari i 2018-ës do të nisë puna për arrestimin e peshqve të mëdhenj” nga radhët e politikës, apo funksionarë të tjerë të lartë të akuzuar si të inkriminuar.