SHPERNDAJ


Hajredin KAZHANI

Me vjen keq qe nuk jam perkthyes, po fjalen Antropolog dua ta shqiperoj sic kam deshire qe te jete sa me e plote. Antropolog do te thote njeriu qe fal kur duhet te fali, i degjohet zeri, ky xhevahir i mendimit, me personalitet te vleresuar, i cili vendos teve ne jete idete iluministe ne sherbim te vendit. Nuk po them Eureka por po sjell ne kujtesen tone historine e Diogjenit te Athines antike. Diogjeni gjeti menyren e tije interesante qe te reagonte ndaj gjendjes aspak te kendshme qe po shfaqej. Ne mes te dites me diellin mesdhetare pervelues ndezi nje qiri, e vuri ne pellembe ted ores dhe ecte ne mes te turmes se coroditur. Shume nga kalimtaret sa e veshtronin largoheshin me indiferentizem dhe si me nje ndjenje frike se c’eshte ky njeri I cuditshem!! Te tjere aspak kureshtare vazhdonin ne hallet e pafundme te tyre. Nje kalimtare qe e njohu, iu drejtua dhe e pyeti: -Diogjen cfar po kerkon keshtu? -Kerkoj nje njeri me emrin Njeri – iu pergjigj Diogjeni: -Paralelizma nuk e pranon gjendjen amorfe te Shqiperise dhe mjerimin qe ka mbjelle me paaftesine e saje politika shqiptare. Te ligat e politikaneve na kane larguar mallin per atdheun tone te dashur – Mungojne frymezimet. Kemi kaluar nje jete te tere me vuajtje, mjerimin, uljen dhe ngritjen pa ide dhe mendime per kombin duke e lene vendin ne zemerim te papermbajtur. – Nuk sundon e drejta, i dituri dhe i afti jane te menjanuar, zuzaret jane beret e rrezikshem,hajdutet e te shiturit ne qetesi pa u hyre gjemb ne kembe. Politikanet jane beret e pa pelqyer nga votuesit e tyre. Shkaku eshte qeveria e dobet dhe qeverisja e keqe. Pasojat jane te rrezikshme. – Te ashtu quajturit politikane ia hedhin fajin njeri-tjetrit, bejne lojen e kungulleshave qe te vene popullin ne gjume. Jeta jone nuk eshte me e embel, nuk eshte poezi, kemi dallime te theksuara midis shtresave. Dominon me vuajtjet e veta shtresa e te varferve, e mesmja eshte nje hendek bosh qe nuk ekziston, e pasura eshte e molepsur ne pasurine qe ka krijuar, e cila jeton ne depression e te friksuar. – Gjella qe na serviret eshte e prishur, morali eshte i perdhosur. Njerezit levizin ne turma si nje grumbull guresh qe nuk jane shtepi, sepse nuk jane te sistemuar. – Ne jemi te varfer deri ne mjerim dhe jot e lire ne veprime, me keq as per te enderruar. Ne Shqiperine tone pa shtet funksional e te dermuar Levantinet jane njerez te dores se pare, adhurues te cdo gjeje te huaj, shkaterruese te tradites se shkelqyer shqiptare. Te rinjte kane ne duart e tyre diploma por jo dituri, pa pune, pa prespektive per te ardhmen. Jemi kthyer ne njerez robot pa personalitetin qe kerkojme e duhet te kemi. Shqiptaret e mire e te vertete jane te paperqendruar, te parespektuar, te pamerituarit jane ne pushtet! Nuk eshte krijuar koha ne favorin tone, po jetojme te koha tjeter, jo si ajo kohe kur njerezit nga pikellimi i thelle, mjerimi e mungesa e rrugedaljes, shkonin ne lotoren e priftit te Gomsiqes e qanin hallet e tyre. – Mjafton te kthehemi ne realitetin e dites e te ndertojme mendimin.


Hajredin KAZHANI

Ate njeri te cilin e kerkonte Diogjeni ne kohen e vet, e kemi sot midis nesh. Njeriu qe do te shpetoje Shqiperine dhe do te gezoje kombin shqiptare eshte Princi Leka II. Dilemat dhe deshirat qe kane shoqerua gjithe shqiptaret kane qene pengesa, gure ne rrota qe kane penguar, te pazhvilluar, pa miqesi e padrejtesi. Logjika e shendoshe me thote se jeta nuk ka qene aq bujare me ne, prandaj jemi njerez mekanikisht te forte, te veshtire per tu asimiluar, te rrepte kur nenvleftesohemi

Princi Leka II do te jete gjetja e duhur e nevojshme me domosdoshmeri per te dale nga labirinthi i tmerrshem qe na ka mberthyer e na mban peng pa rrugedalje.

Princi Leka eshte dhe do te jete unifikues i idealeve te larta Mbreterore. Mbreteria rron ne gjakun e shqiptare e trasheguar dhe e paster ne natyren tone kryelarte dhe e panenshtruar. Mbreteria jeton si ndergjegje e vete kombit shqiptar. Eshte koha ta provojme e ta jetojme mrekullisht ate. Fjala e Princit Leka do te jete fjala qe do zbuse zemrat tona. Mbreteria do te flase gjithmone me gjuhen e sinqeritetit. Do te jetojme ne vendin tone, ne Shqiperine tone te dashur e te shtrenjte dhe do te jemi njekohesisht qytetare te botes. Mbreteria rrezaton miresi, ka nje Kushtetute qe na jep garanci. Princi Leka eshte njeriu i qyteterimit modern.

Ne syte e shqiptareve nuk do te kete me lot deshperimi, do te thahen lotet, do te ndizet drita. Do te jemi te lire. Dashuria dhe respekti per njeri tjeterin do te jete zgjimi i ndjenjes sone qe na ka munguar. Te veprojme sot me ndergjegjen tone qe te mos pendohemi neser.

Bota e Mbreterise eshte emblematike. Emblema eshte sinifikativi qe duhet te meret seriozisht dhe te studiohet shkencerisht. Duhet theksuar se nje vend ne panteonin e histories se Mbreterive ka vendin e saje te respektuar dhe Mbreteria Shqiptare. Koloniti Mbretrore fillon nga dinastia Persiane me se 2500 vjecare. Vazhdimesia vjen si nje yll qe do te ndricoje Dinastine Zogu. Historia i ka rrenjet te kujtesa. Kujtesa e ka shpirtin te historia. Princi Leka II eshte Antropologu I vertete.

Qershor 2019