SHPERNDAJ

Aqif Përmeti

Lindur në Përmet më 28 nëndor 1884
Do të ndiqte mësimet në gjimnazet e Greqisë, aty ku patën mësuar dhe dhjetëra rilindës tanë.
Në vitet 1902-1906, ai shkon në Stamboll ku “përfundon studimet e larta ushtarake me rezultate shumë të larta”
1906-1908, Kreu Akademinë Ushtarake në Stamboll
1913 organizon mijëra vullnetarë ne mbrojtje te Shqiperise, kunder pushtimit nga ushtria Greke
1914, Aqif Përmeti emigron në Amerikë
29 mars 1920 erdhi në Shqipëri
Më 1924 komandant i Xhandarmërisë
Udhëheq forcat kundër lëvizjes vorioepirote në Luftën e Parë Botërore.
Aqif Përmeti vuri sërish në funksion, aftësitë e veta drejtuese duke bashkërenduar veprimet në mënyrë të veçantë me ish-ministrin e brendshëm shqiptar Ahmet Zogu
1925-1930, Aqif Përmeti ngarkohet të kryejë riorganizimin e armës së xhandarmërisë shqiptare
Vitet që rodhën më pas, e gjejnë Aqif Përmetin në funksionet e rëndësishme të Prefektit në Prizren dhe Korces
1943, atëherë kur për të parën herë qeveria shqiptare kishte përfaqsues nga të gjitha viset etnike shqiptare”, Aqif Përmeti, emërohet Komandant i Mbrojtjes Kombëtare, me gradën gjeneral-divizioni”
(Arkivi Qëndror i shtetit – Tiranë, fondi 249, dosja 11-58, fleta 54)
Ai do të bashkëpunonte ngushtë me prijës ushtarakë të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare, duke dërguar në kufijtë etnike mjete dhe teknikë luftarake, për t’u rrëfyer sllavëve se vendi i arbërve kishte zot
Ka qënë sigurisht shkaku, që në nëndorin e vitit 1944, komunistët e Tiranës e arrestojnë atë, pikërisht në datën 18 nëndor, atëhere kur reprezalja e tyre ndaj figurave të shquara nacionaliste nuk do të njihte kufij. Të lidhur këmbë e krye me beogradin, Hoxha dhe klika e tij nisën të lajnë hesapet me nacionalistët, e para, për ti bërë qejfin mareshalit Tito dhe e dyta për të patur të çelur rrugën e instalimit të diktaturës komuniste, sipas modeleve bollshevike
Më 14 prill 1945 dënohet nga qeveria komuniste me vdekje, pushkatim.

”Nuk njoh asnjë akuzë tuajën. Unë kam luftuar vetëm për kombin dhe atdheun tim”
Fjalet e nacionalistit dhe atdhetarit perpara pushkatimit komunist

Me shume respekt
Beniamin Bakalli