SHPERNDAJ

Mbreti Zog u martua me konteshën Geraldine Appony të mërkurën afër drekës, më 27 prill të vitit 1938. Geraldina që nga ai çast mori titullin e Mbretëreshës së Shqiptarëve.

Data 27 prill u zgjodh pasi një tjetër ceremoni e tillë u bë afro pesë shekuj më parë në kalanë e Beratit. Më 26 prill 1451 martohej Gjergj Kastrioti me Maria Donikën e Arianitit.

Dasma u bë eveniment botëror. Hotelet e paktë të kryeqytetit qenë rezervuar për të ftuarit e Mbretit dhe 79 fotografët e gazetarët e ardhur nga e gjithë bota, përfshi Afrikën e Jugut, Argjentinën dhe Japoninë

Dhuratat zunë vendin kryesor në shtypin e huaj. Regjenti, Horti, i Hungarisë pati ofruar një pajton tërhequr nga dy kuaj Lipizan, Franca, një servis prej porcelani Sevre, Musolini disa vazo që dikur i përkisnin Napoleonit, ndërsa Mbreti Viktor Emanuel një statujë antike prej bronzi.

Dhurata që binte më shumë në sy ishte ajo e bërë nga kancelari i Gjermanisë, Hitler, një Mercedez sportiv kabriole të kuq.

Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një Mercedes të hapur. Mijëra vetë kishin dalë në anë të rrugës për të parë Mbretëreshën 21- vjeçare.

Çiftet qe kryen celebrimin në prill të vitit 1938, pagesat e dasmes u paguan nga Mbreti Zog