SHPERNDAJ

Celo Hoxha

Basha citoi në mitingun e fundit Migjenin, dy herë, sikur s’na mjaftonte një, por ata që ia kanë sugjeruar, veç poezive të socrealizmit, duhet të njohin dhe pak historinë. Luli i vocërr (quhej Zenel Islami), me këpucë të grisura, që mbahej nga komunistët si simbol varfërie në kohën e Mbretërisë, u rrit e u bë burrë, e komunist, dhe shokët i rrasën ca plumba (1961), të cilët rezultuan më të pakorrigjueshëm se varfëria. Sa për varfërinë në komunizëm, fëmijët me këpucë të grisura e me zhele u shumëfishuan, në qindra mijëra. Dhe prej varfërisë vdiqën mbi një gjysmëmilionë bebe. Tani, 80 e kusur vite më vonë, poezitë e Migjenit, që u promovua nga komunistët për origjinën e tij sllave, duhet të vendosen në një kontekst më të gjerë, para se dikush mendon ta citojë, veremliun me optikë të kufizuar.

Publikur nga Celo Hoxha ne