SHPERNDAJ

Pse e shpallin “vetëvrasje”?

E keni menduar?

– Nuk duan të jepet mesazhi se s’ka siguri, se pushtetin e kanë Grupet dhe jo ligji. Nuk duan pra të thuhet se pushteti është i dobët e se gjithçka ka dalë jashtë kontrollit, se Edi Rama dhe Fatmir Xhafa janë peng e nuk munden të bëjnë asgjë. E meqë nuk munden se nuk kanë fuqi të bëjnë asgjë, po e shpallin vetëvrasje, kjo si shenjë e pafuqisë dhe qenies pengje të lojës.

– Duan ta trajtojnë çështjen sipas procedurave të mafies, pa përfshirë shtetin në mes, ne me ne, “Cosa Nostra” – gjë e jona si mafie, bëjmë paktet, i qetësojmë klanet privatisht, me ndërmjetës e pagesa. Smund të jetë gjë e shtetit.

Ndërkohë, fatkeqësisht, pas 105 vjetësh shtetësi, kombi që shpalli shtetin e vet, Shqipërinë, si mundësi ku shqiptarët ta ndërtonin jetën e tyre individuale dhe kombëtare në paqe, ka përfunduar i drejtuar nga një Klasë Kriminale. Klasë e cila ka bllokuar Shqipërinë dhe i është bërë pengesë çdo shqiptari.

Indrit Vokshi