SHPERNDAJ

Si pasojë e reshjeve që në orët e para të mëngjesit, Qarku i Dibrës është mbuluar nga bora ndërsa në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës dhe akullit.

Sipas të dhënave më të fundit, policia u bën apel të gjithë drejtuesve që të kalojnë me zinxhirë në akset rrugore të mëposhtme:

Aksi rrugor Lurë-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Kala e Dodës-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural Ostren-Trebisht, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor i fshatit Tërnovë, njësia Zerqan, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural i Krastës që lidh fshatrat Val, Peshk, Lenë, Thekra, është i kalueshmëm me zinxhirë.

Aksi rrugor nacional Peshkopi-Bulqizë-Klos-Burrel, është i kalueshëm pa probleme.

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar grupet e shërbimit në akset rrugore, për të drejtuar e menaxhuar qarkullimin rrugor si dhe për t’ju ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës që kanë nevojë për ndihmën e policisë.