SHPERNDAJ

Enis Dizdari

Ndërtimi bulevardit me te gjitha godinat për rreth, është realizuar ne kohe rekord. Te gjitha ndërtimet kane zgjatur 20 muaj dhe e tere zona është kthyer ne kantier te vërtete ndërtimi. Sipas arkivave te Bashkisë se Tiranës, kryetari i Bashkisë ne vitin 1929, Qemal Butka, mori për te bashkëpunuar me stafin e tij edhe projektuesin e njohur italian Brasin, gjithçka ishte ideuar nga mbreti Zog, ku i huaji mori përsipër si detyre parësore projektimin e një bulevardi te tipit Mbretëror, por edhe me ndërthurje karakteristike shqiptare. Te dhënat flasin se ka qene fillimi i viteve 1930, atëherë ku populli i Tiranës mësoi se aty do te ndërtohet një nga komplekset me te mëdha dhe te vetme deri ne atë kohe. Projekti është pare shume here nga mbreti Zog. Punimet nisen ne mes te viteve 1930. E gjithë rruga kishte gjatësinë 800 m dhe niste nga kodra e Pashës deri ne brrake. Gjerësia e rrugës cilësohet deri ne 35 m. Kjo ishte rruga me e gjere dhe me e bukur ndërtuar ndonjëherë ne Shqipëri. Por qe te arrinte deri këtu Mbreti Zog shpronësoi te gjithë token qe e zotëronin njerëzit e ndryshëm. Kështu sipas dokumenteve vetëm shpronësimi kapi vlerën 559.776 franga ari. Pas saj kësaj nisi dhe ndërtimi. Shteti I Mbretërisë harxhoi plot 810.000 franga ari. Duke shtuar edhe shpronësimet kjo vepër gjigande ka kushtuar 1.369.726 franga ari, por po ti shtosh edhe ndërtimin e Urës se Lanes dy vjet me vone shifra bahet edhe me e madhe.
Inagurimi i Bulevardit u bë me 28 Nëntor 1932 ku u organizua një parade ceremoniale Mbretërore.
Koncepti për Bulevardin.
Ideja për ndërtimin e këtij bulevardi, sipas historianeve hyn ne atë qe përfshihet ne Mbretërinë e Mbretit Zog. E gjithë vepra ka një arkitekture tipike për një monarki me te gjithë elementet e saj. Kështu sheshi ne qendër ose ne mes te rrugës është planifikuar si sheshi i ceremonive te mbretërisë.
Vepra nise me dy elemente tepër te rendesishem. Ne te majte është ruajtur me shume mjeshtri godina e xhamisë, ndërsa ne te djathte është ndërtuar parlamenti, Ligji. E pak me tutje ndërtesa e Bankës simbolizon paranë. Te gjitha ndërtesat perfaqsojne ministritë. Me ketë vendosje Mbreti linte te kuptonte se atje zbatohej Ligji. Pra aksioma ishte, me zotin ne te majte, me ligjin dhe paratë ne te djathte, te ndërtojmë shtetin. Edhe fasadat e objekteve te ndërtuara me një arkitekture fantastike qe i kane rezistuar kohës, janë menduar te jene ne funksion te sundimit te Lekes. Kështu, edhe pse kalojmë poshtë dritareve te tyre te ndërtesave, pakkush e dine se fare janë dy kokat e gdhendura me dhjetëra here ne mure. Sipas studiueseve, ata nuk janë gjë tjetër veçse dy idhujt e Mbretit Zog. Kështu, koka e pare është koka e Skënderbeut me përkrenaren e tij. Mbreti Zog e ka vlerësuar ketë figure gjigande te Kombit tone dhe ketë e përforcon me mire fakti se ne kapelën e uniformes mbretërore kishte te stampuar përkrenaren e Skënderbeut. Por një tjetër figure qe mbreti Zog kishte për zemër ishte edhe Aleksandri i Madhi Maqedonisë. Pikërisht koka e dyte e gdhendur ne fasadat e mureve te bashkisë te ministrive është e këtij udhëheqës. Mbreti nuk e kishte injoruar se Aleksandri i Maqedonisë kishte prejardhje Ilire.

Edhe te libri Geraldina te studiueses Franceze Jozephine Dedet, Mbretëresha Shqiptare citohet te ketë thëne se Aleksandri i Maqedonisë ka qene hidhuri i burrit te saj. Pikërisht për ketë arsye ,Mbreti Zog emrin e këtij njeriut e përjetësoi duke ja vene emrin djalit te vete Leke, por edhe te monedhës shqiptare .Dedet mes te tjerave shkruan se. Leka. Menjëherë jam dashuruar pas këtij emri qe do te thotë Aleksandër, thotë mbretëresha Xheraldin ,sepse është mbajtur nga shqiptare te shquar si Aleksandri i Madh,prindërit e te cilit kishin prejardhje ilire dhe te urtët Leke Dugagjini,dhe Leke Molosi. .Edhe monella shqiptare quhet Leke. Megjithatë ne fasade nuk janë vetëm këto dy koka por janë edhe shqiponja dhe shpata e stilit romak, ne mur janë te gdhendur edhe pishtarë.
Pushtimi i Shqipërisë nga italia fashiste nuk ishte vetëm largimi i shtetit shqiptare. Gjithçka ne Tirane filloi te konceptohej sipas okupatorit pasi kishte si qellim te sundonte ne çdo fushe te shoqërisë dhe ti fuste hunde thelle e me thelle. Kështu ato hyrën direket ne kulturën e Shqipërisë dhe ngulitjen e fashizmit, ishte ndërtimi i një grupi pallatesh ne laprake qe po ta shihje nga lart dallohet qarte germa dux, por aty ku italianet ndërhynë hapur ne mënyre bastarde ishte bulevardi qe kishte inauguruar Mbreti Zog. Drejtuesit e ushtrisë te asaj kohe mësohet te ketë urdhëruar qe kjo rruge te kthehet ne koncepte fashiste.

Kështu duke ruajtur elementet e dikurshëm, u mendua qe rruga te kishte konceptin e sëpatës, simbolit te fashizmit. Ne ketë mënyre u projektuan dhe u ndërtuan dy tehet e saj qe përkojnë me dy anët e korpusit kryesore te universitetit te sotëm. Ndërkohe qe turra e druve te vendosur ne sëpatën fashiste, te ishte sheshi qendrore qe sot është sheshi Skenderbej..
Mund te thuhet me plote goje se e gjithë arkitektura e ndërtuar gjate mbretërisë u shkatërrua ne te gjitha konceptet, menjëherë pas pushtimit komuniste. Specialistet thonë se nuk është ruajte asnjë koncepte i dikurshëm dhe ne te gjithë ndërtimet e mëvonshme nuk është marre parasysh harmonia me ndërtesat e vjetra. Kjo edhe pse jo vetëm rruge, por edhe godinat e reklamuar me pompozitet, ne atë kohe i shërbenin me pompozitet pushtetit socialisteje nga krimet me te renda ka qene hedhja ne ere e Bashkisë se Tiranës ne vitin 1981 ne qendër te Tiranës, sipas specialisteve ishte një gabim fatal për te prishur tere harmoninë e ndërtesave.