SHPERNDAJ

Adriatik Riza Dosti

Kur saktesisht 29 vjet me pare rumunet i vune pas murit e ju futen plumbin ballit krimineleve te tyre ..ciftit diktatorial Caushesku…nuk priten qe ti bente bashke, ti udhehiqte a tu jepte urdher per nje veprim te tille ndonje force a parti politike e tyre ..

Bene ate qe duhej bere ne kohen e momentin e duhur..ndeshkuan ata qe ju kishin sterrosur jeten vendit e popullit te tyre.. dhe mire bene e ju lumte dora…

…Ndersa ne Tiranen e diktatures me te eger komuniste te Lindjes…Caushesket jo vetem qe mbeten gjalle ..por ende edhe sot vazhdojne te jene ne pushtet , me te forte se dje e me te pa- prekshem se kurre ….

Ndaj dhe thenia e popullit qe..Gjarperin po e zure shtypi koken..se po e le te gjalle eshte ai qe te ha koken….me gjithe zhvillimet politike qe ndodhen e po ndodhin ne Shqiperine e pas 90….eshte me e sakte se kurre …

Hekuri rrihet sa eshte i nxehte dhe i jepet forma qe deshiron ti….ndryshe mbetet vetem hekur i rendomte e ze e ndryshket…

..Familja shqiptare Causheskjane…rrojti e rron si i do kokrra e qejfit dhe perkrahesit e tyre militante, qorra e mercenare i ndjekin pas ngado..ju vene neper mitingje, protesta , fushata etj..sa here qe ata i kerkojne e sa here qe atyre ju lipsen keta ”lloj proletaresh” qe edhe pse me pranga ne duar e zinxhir ne qafe serisht votojne sic duan Caushesket shqiptare..

..Dhe Caushesket shqiptare te sotem jane ende gjalle…Nexhmija sapo mbushi 97 -tat….e Niklolaea i ri Edvini eshte bere edhe me i keq e me i eger e i pa durueshem se sa edhe vete origjinali ….

Dhe Caushesket shqiptare i lame vete ne gjalle o shqiptare ..dhe tani pasi ja hodhen bythes e i shpetuan plumbit e litarit natyrisht qe jane bere ku e ku me te forte e me te egjer ..se nuk jane aq budallenj sa i kujtoni ju…jo joooo…

Dhe Caushesket shqiptare kishin e kane emra konkrete o shqiptaret e mij,,,ata quheshin e quhen Ramiz, Fatos, Sali, Ilir, Edvin, Lul, Aranit, Nexhmije, Gramoz, etj etj …Nikolae tipik alla shqiptare qe ai vend aty i paska me shumice..

A keni sy,veshe, mendje, shpirt e zemer o shqiptare…te kuptoni e te ndjeni realisht vertet se cfare po ndodh me ju , fatet tuaja e te kombit tuaj…?

A ju erdhi nga pas ndonjeri prej Casheskeve shqiptare kur dolet [fatkeqesisht si koqe misri…] ne proteste per te mbrojtur Atdheun tuaj shitur prej tyre tek greku grabitqar?

Vertet ju genjen mendja se caushesket shqiptare mund ti dalin zot Kosoves e Camerise… kur po vete ata i shiten ato e u bene pale me sadistet e kohes serbo-greke per pergjakjen e tyre ?

A e shihni se cfare loje luhet mes tyre por gjithnje ne kurriz tuaj ?

Prej Turqie ekstradohet ne Shqiperi sipas nje mareveshje sekrete e personale Rama – Erdogan …ish truproja personale e Berishes …per te ndihmuar qartesisht Ramen e duke goditur Saliun dhe grupin e tij ”rezistent” ndaj Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut alla Lu e Romana…

Nga ana tjeter ekstradohet prej Shqiperie ne Itali..deshmitari kyc dhe celesi i Dosjes kriminale qeveritare ne pushtet ”Tahiri”…per te shpetuar nga ndeshkimi i drejtesise Ramen e banden e tij… te perfshire ne llumin mafioz te etiketuar Ceshtja Habilaj…

Ndaj o popull ..ty qe te ka mberritur thika ne palce e atje ku nuk mban me ..te ka ardhur njekohesisht edhe ora e keputjes se prangave nga duart e tua, e heqjes se litarit nga fyti….

Te ka ardhur ora e se vertetes,,ndaj dil te mbrosh veten prej semundjes kriminale causheskjane..
Leri Cakejte e Ujqerit ti hane koken njeri tjetrit dhe dil e ngrihu te mbrosh koken tende….
Prangat nga duart e litarin prej fyti.. mos prit te ti heqe dikushi prej atyre qe ne nje forme a tjetren i perkasin familjes diktatoriale Caushesku-shqiptar.. e kane te njejtin grup gjaku me te… pavaresisht se mundohen ti vene vetes emra te ndryshem ..jo po opozite, jo po shoqeri civile, jo po te persekutuar, pronare te ligjshem , kreshnik-spahias, fatmir-medias , berishiste -luliste, ramiste-nanoiste, enveriste-ramiziste, ballisto-legaliste etj etj…

Koha tregoi e vertetoi kater ciperisht se te gjithe ushqehen e hane prej te njejtit canak..prej kazanit te madh Causheskjan….ndaj dhe Shqiiperia e shqiptaret qe nuk ju dhane plumbin ballit atyre te gjitheve bashke atehere kur duhej…jane sot ketu ku jane,,e ku me keq nuk kane qene kurre me pare ne historine e tyre kombetare

Dhe keshtu do vazhdojne te jene deri atehere kur te kuptojne se Liria fitohet e nuk dhurohet…Lirine nuk ta sjell njeri ne Pjate por ajo rrembehet ne sheshin e luftes …se kompromisi me politiken eshte per te zezen e tyre ..se dashuria per Partine mbi Shqiperine eshte helm me helmues edhe se sa ai i Neperkes….dhe e keqja shkulet nga rrenjet e jo duke i keputur a prere aty -ketu ndonje dege pemes se kalbur..

Caushesket reale kane kohe qe jane ne ate boten tjeter..dhe kjo fale shpirtit te rrevoltes popullore rumune qe ju dha ballit ate qe meritonin…….ndersa Caushesket shqiptare vazhdojne te jene ende gjalle ..dhe kjo fale po vete shqiptareve qe i ndjekin nga pas kudo me urrara, shuplaka, vota , parrulla, banderola, shaje te kuq e dashuri pa fund lideresh e partish..

Deri kur?
Deri atehere kur te mesojne mire se si e keqja duhet hequr prej qafe atehere kur duhet…dhe kur te binden plotesisht se per ta bere kete me mire vone se kurre….asnjehere nuk eshte vone…

A.R.DOSTI