SHPERNDAJ

Parid Turdiu

Madelaine Albright ishte dy here femije-refugjat, Kur nazistet pushtuan Pragen, familja e saj, çifute e konvertuar ne te krishtere, u arratis ne Londer. U kthyen ne Prage pas luftes per t’u arratisur edhe nje here kur pushtetin e kapen komunistat.

Ka shkruar nje liber te ri “Fascism: A Warning”, ku thote:

“Ne çdo zemer njeriu qendron nje etje e pashueshme per liri, ose te paktet ashtu besojme ne demokratikët.”

Ne fakt kjo deshire shpesh kundershtohet nga nje tjeter: nxitja per t’iu bindur urdherave – shpjegon ajo. – Kur njerezit ndjehen te trembur, te zemeruar, apo te hutuar, kane tendendence t’ia leshojne lirine e vet dhe lirine e te tjereve krereve qe premtojne se do vendosin rregull. Ne kohe te pasigurta shume njerez nuk duan te pyeten çfare mendojne, por duan te urdherohen ku te marrshojne.

Diktatura e proletariatit eshte fashizem. Jo çdo regjim autoritar eshte fashizem. Kthehet ne fashizem kur diktatura kombinohet me populizmin; fashistet sundojne ne emer te turmes se egersuar, pa pyetur per te drejtat e njeriut dhe individit.