SHPERNDAJ


Basha fol…por fol ashtu sic duhet… dhe zhvishe veten dhe Opoziten nga njolla e rende e turpit …..

Nuk dua absolutisht te besoj asgje nga ato qe tha sot plot ”kompetence” altoparlanti i prishur dhe papagalli i neveritshem i Edi Rames e fshatari koke kater qoshe Tallant Balla…lidhur me financime elektorale te pa ligjeshme e sponsorizime te PD e kreut te saj Basha nga Rusia e njerez te afert te Putinit…

Se pari ..besoj se gjithcka eshte e mire -menduar e me qellime te paracaktuara qarte..te largoje vemendjen e opinionit publik shqiptar e atij nderkombetar nga baterdia qe mafiozet drogmene te milionave marramendese po bejne si dhe per te fshehur gjurmet e tyre te lidhjeve me segmentet me te larta te shtet-pushtetit te sotem Rilindas ..por edhe te hallakasin sa te mundin Dosjen Tahiri..dhe te implikurave te shumte ne te ….

Te gjitha fijet ..te cilat sot Balla kerkonte ti lidhte sipas porosise NGA LART,,,do apo nuk do ai..duan apo nuk duan ata te BE e te Mogherinit, do apo nuk do Ambasadori kinezo-amerikan ne Tirane …te cojne vetem tek nje emer Al Capone Rama ..dhe askund tjeter…

Natyrisht duke pasur njohuri me shume se shume shqiptare te tjere reth burimit te shkrimit ne fjale..Revistes e fondacionit investigativ ne USA ”Mother Jones”…qe pergjithesisht dallohet per korrektesen, profesionalizmin e seriozitetin e saj dhe qe shpresoj te mos kete lajthitur e as te mos kete rene viktime e lojerave te pista antishqiptare…. ..ruaj nje lloj rezerve ne ate se ku del ze nuk eshte pa gje…

Por..me se shumti besoj ne zhurmen mjegull-shperndarese te kasnecit e mercenarit te paguar te Rames se sa ne te kunderten .
Ndryshe …nese vertetohen lidhje te tilla te PD e kreut te saj me ruset e betuar e armiq te perjetshem te ceshtjes, kombit e popullit shqiptar si dhe me armikun e terbuar te lirise e te demokraciise kriminelin Putin…atehere do te na duhet te ulemi mire kembekryq e ti gjykojme e llogjikojme gjerat shume here me seriozisht se deri me tani…

Kam botuar pak kohe me pare disa analiza te mijat reth tentativave te Rusise per shtrirje, nderhyrje e influence te dhuneshme e te llojeve e formave te ndryshmme ne Rajonin e trazuar Ballkanik.. ku kam paralajmeruar se Re te zeza po sillen rrotull mbi Ballkan..

Dora e fshehte dhe e poshter ruse tashme c’nuk po ben per te qene prezente dhe kunder -peshe e amerikaneve ne vende qe aspirojne Perendimin , BE e NATO-n ..dhe zullumet e ruseve jane ndjere jo pak kohet e fundit si ne Mal te Zi po ashtu edhe ne Maqedoni, Kosove, Bosnje – Herzegovine e tash nuk eshte aspak cudi te kene infiltruar edhe deri ne Tiranen e nje lloj politike te jashteme corap , diletante e te pa orientuar nga interesat e shenjta kombetare me shume se kurre me pare …

Firmosja e nje sere mareveshjesh me Rusine, heqja e vizave per turistet ruse, nje lloj afrimiteti i cuditshem..por jo i pa pritur e vazhdues i tradites se djeshme.. i te majteve shqiptare me Putinin ..asnje lloj deklarate e qendrimi i tyre zyrtar per ate c’ka Rusia po pergatit prej kohesh ne kufirin serbo-kosovar …si dhe asnje lloj reagimi zyrtar ndaj deklaratave te rezikeshme e te riperseritura antishqiptare te Putinit e Lavrovit ndaj shqiptareve e ceshtjes se tyre kombetare…te lene shume hije dyshimi e te krijojne nje ndjesi te keqe paragjykimi…

Gjate gjithe historise sone kombetare Rusia ka qene kurdohere ne balle e ne krye te listes se Armiqve tane me te terbuar …duke nisur qe me ndarjen e coptimin e Shqiperise ne Londer e Berlin..duke vazhduar me ndikimin e dhunshem te Revolucionit bolshevik te Leninit … me Konferencen e Teheranit .. me flirtin antishqiptar Stalin – Tito….me periudhen e tmerreshme Staliniane perfaqesuar besnikerisht nga sadisti Enver Hoxha e deri ne ditet e sotme ku Rusia jo vetem qe doli hapur e boterisht kunder njohjes se Kosoves por vazhdon te ndikoje tek te gjithe e gjithkund per mosnjohje te gjere ndaj saj si dhe fuqishem e historikisht jo vetem qe eshte ne krahun serb por po e armatos Serbine si kurre me pare…

Kunder kujt?…Natyrisht kunder shqiptareve dhe askujt tjeter…ndaj shqipo verini mire gishtin kokes sa pa ngrene kokat tuaja apo sa pa ju a ngrene rusi, serbi e sllavi ato lehtesisht e po me ndihmen tuaj..

Nga ana tjeter…po pak kohe me pare..ne periudhen e ”Cadres se Republikes se Re”…botova nje shkrim ku denoncoja ashper nje takim te kreut te PD ..Basha me Ambasadorin rus ne Tirane. .
Bashen por edhe PD e kryesuar prej tij i pyesja hapur e publikisht …Perse duhej ky takim…perse pikerisht me ruset ..me armiqte e betuar te ceshtjes sone kombetare e miqte per koke te armiqve tane shekullore serbeve..c’ju lidh ju, PD e Demokracine shqiptare me nje vend tipik komunisto-bolshevik e mbytes te lirise e demokracise si Rusia e Putinit qe vret me plumb pas koke te gjithe kundershtaret e saj politike….etj etj pyetje te kesaj natyre…

Duke i pare ngjarjet e zhvillimet e mepasme te tyre nen kete kontekst e optike …druaj se PD e Basha ne krye te saj te mos kene gelltitur ate te fameshmen Luge te Corbes se Prishur…sidomos corbes tipike te helmatisur ruse…ndryshe cdo gje ne vijim komplikohet shume me teper se kaq…dhe mund te meritoje vetem emrin e urryer te Tradhetise Kombetare..ndaj se ciles Tradhetaret do te duhet tu japin mire llogari Shqiperise e shqiptareve…

Ndaj PD dhe vete Basha i pari personalisht duhet te dalin e te sqarojne hapur, qarte e sakte publikisht akuzat e renda ne drejtim te tyre ..duhet te flasin konkretisht e me nje gjuhe te besueshme e jo te bejne kunderakuza ndaj kundershtarit te tyre politik e as lojera fjalesh te tilla…. se keta artikuj e keto investigime i paguan Rama, i mbeshtet Sorosi , i bejne armiqte tane per te na ulur reputacionin etj etj .. qe tashme jane bere sa bajate po aq edhe te neveriteshme per kedo…

Shqiperia mbi Partite..ndaj Basha fol sic duhet nese ke vertet gje per te thene …fol e mbylli gojet e liga ..ktheju shqiptareve te pakten edhe ate fare besimi e shprese qe ju ka mbetur ende tek ty e tek PD e mbi te gjitha tek Liria e tek Demokracia… …ndryshe vetnjollosja me vulen e rende te turpit e te tradhetise ne rastin konkret eshte edhe shume me e rende se sa mund te mendoni se mbajne shpatullat tuaja …. e te kujtdo tjeter qe flet ne emer te Shqiperise e shqiptareve si dhe lidh aleanca kunder tyre me Armikun e tyre