SHPERNDAJ

Deklarata e këngëtarit Muharrem Ahmeti i cili ishte dje në emisionin “Zonë e Lirë” i ka habitur të gjithë kur ai tha: “Një nga ëndrrat e mia në këtë jetë është të lë muzikën dhe të bëhem hoxhë”,

Këngëtari rrëfeu se është besimtar i devotshëm dhe se falet 5 herë në ditë kudo që ndodhet, ndërkohë që shtoi se lidhur me këtë ëndërr të tij ka folur edhe me bashkëshorten.

“Tani që kam arritur këtë sukses mendoj të filloj një jetë tjetër dhe të bëhem hoxhë. Këtë ia kam thënë edhe gruas dhe ajo është dakord. Kjo është një nga ëndrrat e mia. Në këtë jetë dua realizoj këtë ëndërr që të le muzikën dhe të bëhem hoxhë, të falem me njërëzit dhe t’i udhëzoj ata. Unë jam në profesionin tim, mund të jem i famshëm në botë, por te Zoti nuk jam i famshëm”, tha Ahmeti.