SHPERNDAJ

..Per ata qe kurre nuk ta vleresuan bujarine e mikpritjen tende .
Per ata qe kurre nuk mesuan dot se c’eshte zemergjeresia e fisnikeria e Tirones dhe e tironasit
.
Per ata qe nuk dijten kurre te te thone Faleminderit..edhe pse ne vend te opingave ju mbathe kepuce, e ne vend te eres se Dhise e Cjapit…ju dhe Sapun te lahen e te heqin sadopak kuterbimin e rende te bagetise…

Per ata qe i bere Njerez dhe qe u sollen e sillen ndaj teje si Kafshe…

Per ata qe ne vend te luleve e dyerve te tua hapur kater – kanateshe sollen me vete per shkaterrimin tend sqeparet, dinamitin, tritolin, betonin e hekurat e rende te izolimit absurd.

Per ata qe i terboi asfalti yt, era e Dajtit, uji i Selites, miresia e qytetaria tironase dhe njerezilliku yt prekes e model civilizimi…
Per ata barbare bastarde te te gjitha llojeve e ngjyrave qe te shkaterruan cdo vlere historike, tradite qytetarie ,kulturore,morale,fetare,sportive e njerezore….

Per te gjithe te babeziturit pushtues e shkaterrues te vlerave te tua te pa c’muara qytetare e atdhetare qe dhente Zoti marshin denimin e mallkimin e tij nje ore e me pare…

…Emri Tirane permendet per here te pare ne nje dokument venedikas qe ne vitin 1418..per tu kujtuar serisht me vone ne shekullin e 15 nga historiani Marin Barleti…

…Si date e themelimit te qytetit mbahet viti 1614 kur nen kujdestarine e Sulejman Pashe Bargjinit do te ngrihej berthama e pare e qytetit qe konsistonte ne nje Xhami , nje Hamam, nje Furre dhe disa dyqane..
.
Me 1789 nisi ndertimi i Xhamise se E’them Beut dhe me 1830 ngritja e Kulles se Sahatit..

Me 9 Shkurt 1920 me vendim te Kongresit te Lushnjes …Tirana u shpall Kryeqyteti i perkohshem i Shqiperise ..dhe dy dite me vone Qeveria nen kryesimin e Kryeministrit Sulejman Delvina hyri ne Tirane dhe u prit me nje perzemersi te jashtezakoneshme nga popullsia vendase..

..Me 1925 me vendim te Asamblese Kombetare Kushtetuese Tirana u be zyrtarisht Kryeqyteti i Republikes se Shqiperise…

Tre vjet me vone ne zemer te saj vendi do te njihej edhe me Dekretin shteteror te shpalljes se Ahmet Zogut si Mbreti i pare i Shqiperise dhe i shqiptareve

Me 7 Prill 1939 ne sheshin qendror te Tiranes do te shiheshin uniformat e zeza e borsalinat e ushtareve pushtues te Italise fashiste te Musolinit…

Me 17 Nentor komunistet e Stalin – Hoxhes deklaruan clirimin e saj prej nazi-fashisteve dhe me 29 Nentor po te atij viti…1944 permes nje parade ushtarake shpallen edhe fitoren e tyre dhe de facto edhe pushtimin e kryeqytetit prej kuqalasheve gjakatare bolsheviko-komuniste ….

Nga 1944-91 ne fuqi do te ishin sadistet komuniste te Pol Potit shqiptar Enver Hoxha e pasuesit te tij Gorbacovit shqiptar
Ramiz Alia…

Nga 1991 e ne vazhdim ne Tirane ndodhen ne fuqi e me banim te dhunshem e me se shumti te pa ligjshem pushtuesit e saj te fundit te cilet i solli me shumice si kurre me pare..Demokracia fallse, Demografia yxhym Berishiane, dhe e drejta e levizjes se lire me kusht ngritjen e dy gishtave lart ose nderimin me grusht…

Tre here te pushtuan Tirona jone e shtrenjte…dhe pse vetem ty?

Sepse Pema me kokrra qellohet thote nje fjale e mencur…

Por ata qe te qelluan nuk te qelluan thjesht per te te marre kokrrat..por te qelluan per te vrare, per te te gjymtuar, shperfytyruar e shkaterruar ..sepse banditi e horri nuk i merr frutin pemes ..por kerkon ta prese e ta shkule ate me gjithe rrenje…

E nese pushtimi i pare i trumbetuar si pushtim fashist italian shkoi me moton se cdo e mire e ka nje te keqe e cdo e keqe e ka nje te mire …Tirona te pakten ja dijti per faleminderit se ai lloj pushtimi ndertoi ato objekte qe as komunistet pasues e as demokratet euro-atllantikasit nuk kane per ti ndertuar dot kurre si ata…Kurre…

Pushtimi i dyte,,ai komunist ishte shkaterruesi total i vlerave te tua njezore Tirona ime…dhe gjithe – gjithe ata bastarde u vete rrethuan e u mbrojten me ushtare ne nje prej pjeseve me te bukura te tuat qyteti im i mire..

Pushtimi yt i trete ”demokratik” mban vetem nje emer ..shkaterrimin e gjitheanshem e ne cdo cep e skute tenden…rrembimin e pronave te banoreve te tu te mire e fisnike..ardhjen e shkaterrueseve te cdo lloj vlere urbanistike, njerezore, qytetare , historike, morale, etj etj… pra thjesht e shkurt masakrimin tend si qytet e si popullsi …

..Dhe paradoksalisht ketij invazioni te pa shembullt e barbar i vune turpshem emrin Metropol… tek e mbushen me bastarde, hajdute, grabites, batakcinj, mafioze, drogmene , tutore prostitucioni, delenxhinj e monstra me plot kuptimin e fjales dhe kesaj barbarie i vune mbiemrim ..Demokraci..

Cdo lloj komenti tjeter per keto dy radhe zemre qe ti shkrova ty qyteti im …ma do mendja se do te ishte i tepert…

A.R.DOSTI