SHPERNDAJ

Edi Rama është PLEH

E quan dhunë barbare reagimin e kuksianëve. Ky këto vite i ka marrë popullit shqiptar 2 MILIARD dollarë taksa shtesë, por s’ka bërë 2 miliard dollarë punë. Kjo nuk quhet barbare, kjo është qytetare.

I vuni fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë në sundin e trafikantëve dhe vrasësve dhe askush nuk kishte guxim të ankohej në polici për ta, se policia ishte e tyne. A kjo nuk është barabre, kjo është qytetare.

Së fundmi, projektoi grabitjen tek “Rruga e Kombit”, njëlloj si në 1997-2000 kur aty grabisnin maskat, veçse maska e sotme quhet mirëmbajtje. Iu merr shqiptarëve 120 milion euro me taksë qarkullimi e cila supozohet të shkojë për mirëmbajtje. Dhe 120 milion i mirëmbajnë rrugët dy herë, a përsëri iu vendos edhe një “mirëmbajtje” tjetër. Dhe kjo nuk qenka barbare.

Del në parlament dhe i quan njerëzit organ genital që nuk ngrihet. A kjo nuk është barbare.

Barbare qenka vetëm po reagove ndaj një pushteti që për 5 vjet nuk ka kryer asnjë prej detyrave që i takojnë qeverisë por, vetëm i ka përdorur zyrat publike si mjete për të trafikuar drogë, për të dhunuar e eksterminuar njerëzit, për t’i taksuar deri në pesëlekshin e fundit e për të blerë pastaj toka në New York, për të investuar në Spanjë, Itali e vende të tjera.

Barbar është ky, shpirtzi, grabitës, banal, pa pikë kulture e vetëdijeje se zyra e kryeministrit duhet t’iu shërbejë shqiptarëve si ndihmesë, jo t’iu bëhet pengesë shtesë. Ky që zyrat e shtetit i përdor për të strehuar organizatën e vet kriminale. Ky është barbar firmato.

Indrit Vokshi