SHPERNDAJ

Kastriot Dervishi

Në vitin 1959 Ministria e Punëve të Brendshme kishte një efektiv prej 2818 personash. Këta ndaheshin në këtë mënyrë:
-1037 në qendër
-1218 në organe të varësisë
-563 në repartet e kufirit
Prej tyre, ishin nomenklaturë e lartë që vendoseshin nga Byroja Politike dhe Sekretariati i KQ të Partisë së Punës së Shqipërisë 268 kuadro (ministri, zëvendësit, drejtorët, kryetarë degësh).
Siç do vihet re nga tabela, kuadri mbizotërues ishte me arsim fillor ose 7-vjeçar. Megjithëse jemi në vitin 1959, pra një kohë e duhur për ta futur në shina mësimore kuadrin, shumica e tij rezulton krejt e pavlefshme për funksionet që bart. Vetëm 10% e kuadrit cilësor drejtues, nomenklaturë e Komitetit Qendror është me arsim të lartë. Në mënyrë logjike, prej këtyre shifrave asnjëherë nuk mund të pretendohet se mund të kenë rrjedhur veprime inteligjente.