SHPERNDAJ

Nuk besoj se ka njeri me mend ne koke qe nuk e do reformen, te rene, te miren , te perparuaren e progresin….

Por varet se si kerkon ti besh e ti arrish ato..me c’rruge, me c’mjete , forma e stil..

Te gjithe e duan nje Akademi te Shencave ku te vloje mendimi i perparuar i kohes e jo te flene gjume Pleqte Akademike qe paguhen ende nga Shteti e populli i tyre per hic -mosgje…

Te gjithe duam nje Prokurori e Sistem Drejtesie ku te kete ndershmeri e barazi ligjore ..dhe jo me Prokurore e Gjykates te kapur nga shteti, qeveria e nga krimi …por kjo nuk arrihet me Kryeprokurore qe betohen perpara Rames e Gramoz Rucit…

Te gjithe e duam nje Federate Futbolli ashtu sikurse e ka gjithe bota e qe permes drejtimit profesional te saj futbolli e futbollistet tane te na bejne krenare ne sy te Botes..por kjo nuk arrihet kurresesi JO duke turrur politiken e politikanet per ta rrembyer ate dhunshem sic kerkoi te bente Fino me shoke..

Te gjithe duam nje Godine te re te Teatrit tone Kombetar,,ne vend te atij egzistues qe po degradon dita – dites…por ama Godina e re te ndertohet po aty ku permbi 7 dekada ka shkruar historine tone kombetare te skenes puro shqiptare e jo te jete shtojce e Shumekatesheve mafjoze te Kryeministrit Rama e miqve te tij milionere …

Te gjithe duam nje Reforme Universitare bashkekohore e ku Dekanet e Rektoret te mos bien ne banalizime te tilla ..si lufta per nderrimin e Bravave te dyrerve te godinave….por ama as qe edhe te kercenohen nga Shullazet e as te mos kene dot burrerine te mbrojne perpara krimineleve qofte edhe personalitetin e dinjitetin e tyre njerezor..por edhe as te fyhen, ofendohen e neperkemben nga nje Kryeminister shume dukshem poshte tyre persa i perket nivelit intelektual e qytetar…

Te gjitha keto e shume te tjera te ngjashme..te cilave ju eshte turrur si kurre me pare per ti pervetesuar e bere te tijat i pangopuri Oktapod i Shqiperise ..Edvin Rama …duhet te kthehen per momentin ne nje Barrikade te fuqishme kombetare ne mbrojtje te vlerave dhe identitetit tone , te historise dhe pasurise sone kombetare te neperkembur e cenuar si kurre me pare ….

Per ti treguar e mesuar Rames me shoket e tij te shumte bandite e kriminele ne Pushtet, Shtet, qeveri e parlament ..se …reformat e progresi nuk arrihen dot kurre permes gjuhes se tij rrugacerore, permes arrogances, megallomanise, prepotences, injorances, fyerjes, ofendimit, percmimit, neperpkembjes e denigrimit te integritetit, dinjitetit e personalitetit qofte te individeve te caktuar qofte edhe te iinstitucionit te cilit i referohesh…. nisur thejesht nga pozita e sotme shteterore qe ti mban…

Per sa i takon Opozites qe tani po ben gjoja rolin e shpetimtarit te fateve te Kombit ..ne vend te polemikes dua t’ju kujtoj vetem disa fakte te kohes qe ajo ishte e plotefuqishme kudo ne shtet, pushtet, qeveri e parlament e kudo…

A ishit ju qe e late Shqiperine pa nje stadium normal e qe e cuat gati deri ne perjashtim prej ndeshjeve europiane e boterore futbollin e ketij vendi..

A ishit ju qe ju siguruat ne vazhdimesi rrogat pleqve Akademike te Shqiperise qe me shume luanin Tavell se sa benin shkence…

A ishit ju qe nuk bete kurren e kurres asgje per Teatrin tone Kombetar e Artistet tane te mrekullueshem nder dekada…por i late krejtesisht ne meshire te fatit….

A ishit ju qe e politizuat ne ekstrem jeten intelektuale e boten akademike te Universiteteve tona ..duke shkuar deri atje sa Universitetet private nisen te shesin Diplloma pa hesap… e Rektoret e Dekanet te ishin ne radhet e para te mitingjeve tuaja politike…

A ishit ju qe kurre nuk luftuat per c’instalimin e nje sistemi drejtesie te kapur krejtesisht prej fyti nga politika…

Sepse…te rrijme shtrember e te flasim drejt dhe ti japim gjithekujt ate qe meriton…

Ishit ju qe kembengulet aq fort per ndertimin e nje godine te re te Parlamentit e qe kushtonte miliona euro…dhe ishit po ju qe nderkohe as qe ju ra nderment ti ndertonit Shqiperise e shqiptareve nje Godine te re te Teatrit Kombetar, nje Stadium Kombetar, nje Akademi Shkencash ndryshe.. ..a te reformonit ashtu sic duhej nje Sistem Drejtesie, nje Prokurori, nje Universitet etj ….

Etj etj etj…ndaj nuk dua te ndalem me gjate …NO COMENT…

Kujt i dhimbset Shqiperia e shqiptaret ..ben ate qe i thote shpirti, mendja e zemra ..dhe e ben kete atehere kur duhet dhe jo me fushate e as me paramendim per te rikapur Karrigen e humbur Ok..

Ma do mendja se shqiptaret jane kaq te mencur e nuhates sa tashme te kene arrittur ta kuptojne vertet ndryshimin e Reformat e verteta kombetare qe kerkon vendi i tyre dhe menyren se si i kerkojne ti zbatojne keto lloj reformash e progresesh kodoshet e tyre politike …Partite e Lideret e tyre ..shkaktaret kryesore te gjendjes se tmerrershme ku ata jane katandisur sot..pikerisht prej tyre….

Ndaj ..Mendjen ne Koke e Kembet ne Toke .. dhe boll e late fatin e vendin tuaj ne dore te Kodosheve Politike….OK…

A.R.DOSTI