SHPERNDAJ

Policia e Shkodrës bën me dije se rreth orës 02:00 në lagjen “Tre Herojt” Shkodër, në oborrin e përbashkët të banesave të vëllezërve F. P. dhe M. P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse

“Akt terrorist në Shkodër! – shkruan Berisha në Fb. –  Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishëm! Bandat e partisë vendosin eksploziv në Shkodër, 7 të plagosur.

Pas Elbasanit dhe Fushe Krujës, sot radhën e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Në kuadrin e operacionit “Forca e Krimit”, bandat e partisë godasin fuqishëm.

Protestë dhe vetëm protestë duhet të jetë përgjigja jonë!” nënvizon ish-kryeministri Sali Berisha