SHPERNDAJ

Aktorja Elia Zaharia e befasoi Korçën që në momentin e parë të provave. Ishte tejet e veçantë në rolin e saj. Kush pati rastin ta shihte nga afër, tha se ajo ishte shfaqur si një princeshë në një botë që nuk kishte dritë. Ndaj të gjithë prisnin ditën që do të shfaqej komedia “Vetëvrasësi”. Elia Zaharia kishte rolin e Mashës, bashkëshortes së Simonit që donte të vetëvritej sepse i ishte mërzitur jeta dhe nuk duronte dot më. E kishte të pamundur të jetonte. Shpesh ngrihej në mesantëdhe kërkon koburen që e kishte fshehur në kutinë e zezë të klarinetës, por nuk ka guxim “t’ia heqë vetes”. Edhe komedia kishte patur peripecitë e veta. “Vepra ishte shkruar nga dramaturgu rus Nikolai Erdman, në vitin 1928, por u ndalua të vihej në skenë nga regjimi stalinist, sepse për pushtetarët shfaqja kishte qenë e frikshme. Autori u internua në Siberi. Thuhej që ishte një nga dramat më të mira të shkruara në kohën e Rusisë komuniste. Dhe e vërteta ashtu kishte qenë: komedia-satirë mbeti kryevepra e tij. Deri më tani kjo vepër nuk ishte përkthyer asnjëherë në shqip. Gjithçka u mor përsipër nga regjisori Sulejman Rushiti; edhe përkthimin e kishte bërë vetë. Të gjitha këto e vishnin shfaqjen me mister. Ç’fshihte vallë brenda vetes kjo komedi që kishte trembur më të fuqishmit e Rusisë?! Roli i Elia Zaharisë ngjasonte shumë me atë të princeshës që përpiqej të shpëtonte gjithçka mundej nga ajo botë e frikshme. Qytetarë të shumtë të Korçës prisnin ngjitjen e shfaqjes në skenë. Vetëm atëherë do të mund të mësonin të vërtetat e kësaj komedie. Do të kuptonin nëse shoqëria shqiptare ende vuan nga atavizma të kohës së Stalinit. Shfaqja ishte projekt përbashkët i Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës me Teatrin Kombëtar të Tiranës. Loja e Neritan Liços (“Vetëvrasësit”) shkëlqente. Edhe skenografia ishte e Sulejman Rushitit.
“Vetëvrasësi”
Aktorja e mirënjohur Zamira Kita, pjesë e kësaj komedie në rolin e Serafinës, vjehrra e Simonit që kërkon të vrasë veten, shpjegon: “Vetëvrasësi” është një personazh shumë social, por në rrethanat e tij gjithësecili mund të jetë një vetëvrasës. Ai s’ka një rrugë të përcaktur, nuk di ku do të mbërrijë. Jeta e tij është pa zgjidhje, gjendet në udhëkryq. Ka probleme të shumta që e ndjekin pas prej vitesh. Është një burrë që dëshiron të investojë për familjen, por nuk mundet; dëshiron të punojë por nuk gjen dot punë. Jeton fal gruas së tij, Mashës, dhe vjehrrës, Serafinës. I gjendur në këto rrethana, tejet i lodhur prej jetës, befas shpërthen, ngre krye, deklaron se do të vrasë veten, por askush nuk e ndihmon të dalë nga situata ku gjendet. Shoqëria e kohës së tij është e paaftë të gjejë zgjidhje: intelektuali, poeti, gazetari, prifti, gruaja që lufton për të drejtat e grave, dashuria, femra e bukur etj; madje të gjithë personazhet janë qesharakë e të paaftë për të krijuar një shoqëri të denjë për veten e tyre. Përkundrazi, ata i kërkojnë Simonit të vetëvritet për ta. “Ti duhet të vetëvritesh për ne”, është lutja më e thellë e tyre. Pra, ai duhet të vetësakrifikohet në emër të të gjithëve, sepse të gjithë janë si ai, – të pashpresë. Në të vërtetë Simoni nuk dëshiron të vrasë veten, ai e paralajmëroi vetëvrasjen me shpresën se njerëzve do t’u vinte keq dhe do ta ndihmonin, por ndodhi e kundërta, ata nisën t’i kërkonin me ngulm vetëvrasjen, sepse ata të gjithë ishin për të të ardhur keq. Edhe pse gjithçka dukej tragjike, situatat paradoksale sillnin shpërthime të qeshurash pa fund. Të vërtetat thuheshin përmes humori të zi, ndaj edhe të qeshurat ishin me gjithë shpirt. Thuheshin të vërteta që shpesh ne nuk i themi dot.

Masha
Mes kësaj bote të errët, shfaqej Masha, bashkëshortja e “Vetëvrasësit”, interpretuar nga Elia Zaharia, e cila shfaqej si një princeshë, sepse ishte e vetmja që qëndronte mbi të gjithë, shpesh mbështetjen e gjente te nëna e vet, Serafina. “Masha punon gjithë ditën në fabrikë, – vijon të na shpjegojë aktorja Zamira Kita, – lodhet shumë mundohet, mban edhe burrin, por për shkak të lodhjes dhe papunësisë së bashkëshortit, acarohet edhe nga konfliktet më të vogla dhe hyn në kontradiktë me të shoqin. Atij i hahet bukë, por lekët që merr nga fabrika nuk mjaftojnë, megjithatë ajo nuk i thotë vdis, nuk ia ndalon bukën, veçse nuk mund të ngrihet në mes të natës t’i shërbëjë të shoqit, sepse ende ka nevojë për çlodhje dhe qetësi. Ndërkaq aktorja Zamira Kita shton: “Mashka është një nga personazhet kryesore të veprës; fal interpretimit të Elia Zaharisë pamë një personazh shumë të bukur si karakter”. Masha përpiqej të mbijetonte, por e ka të vështirë. Në shtëpinë ku banon ajo, jetojnë dhe shumë familje dhe persona të tjerë që bëjnë jetë të degjeneruar; ambienti ngjason gati-gati me një shtëpi publike, ku brenda saj hyjnë e dalin meshkuj që shkojnë me femra. Në marrëdhëniet me ta krijohen konflikte. Shumë e vështirë për tëqëndruar njeri i ndershëm. Atmosfera e krijuar prej lojës së aktorëve plotësohej mjeshtërisht edhenga kolona zanore, interpretuar prej instrumentistëve Nexhildo Sula, Edi Qesaraka, dhe këngëtares Laxarela Deti.

Testamenti i vetëvrasësit
Jeta e “Vetëvrasësit” bëhej gjithnjë e më e vështirë. Që nga dita kur ai tha se do të vriste veten, intriga u mbajt gjallë. “Albano Prodani në rolin e një “horri” të kamufluar”, siç e përshkruan Josif Papagjoni, mban nën kontroll gjithçka: kontrollon korridorin e përbashkët publik ku flenë shumë familje dhe persona; nxit Simonin të vetëvritet dhe të shkruajë me dorën e tij arsyet pse u vra; nëse e shkruan testamentin, familja e tij bëhet përfituese e shumave të mëdha. Të tjerëve u thotë: kush merr testamentin, lartëson misionin e vet për të cilin lufton. Për realizimin e intrigaveshfrytëzon dhe lokalin e vet ku gjithçka që gëlon aty është degjeneruese dhe amorale. Pas kësaj të gjithë duan të jenë përfitues të testamentit. Testamentit e dëshiron Jegori, gazetari, i cili ka një portal të vetin, ëndërron të jetë i pari në njoftimin e vetëvrasjes dhe portali të ketë ekskluzivitetin. (Roli i Jegorit, edhe pse ishte djalë u luajt bukur nga nga Paola Kodra). Testamentin e dëshiron edhe poeti, luajtur nga Mateus Frroku për të lartësuar poezinë; e dëshirongruaja që lufton për të drejtat e grave, luajtur nga Blerta Belliu, që të lartësojë gruan; e dëshiron prifti, luajtur nga Ligoraq Riza, që lartësojë Kishën; e dëshiron vajza e bukur, luajtur nga Olta Gixhari që të lartësojë bukurinë; e dëshiron vajza që josh meshkujt që vijnë në lokal me kërcime mbi tavolinë e tekste provokuese, luajtur nga Ilda Pepi, që të lartësojë dashurinë; e dëshiron më shumë se të gjithë intelektuali, luajtur mjeshtërisht nga Shkëlqim Jaupi, që të çojë përpara vendindhe shoqërinë. Të gjithë zbulojnë anën falsifitetin e jetës së tyre, dhe të gjithë shikuesit shkulen gazit, sepse sot pazare të tilla janë të përditshme. Në këtë ndërthurje interesash, Albani krijon lidhjen dhe trillin e veprës.

Princesha Elia Zaharia
E vetmja që i dhuronte dashuri “Vetëvrasësit” (Simonit), ishte bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, në rolin e Mashës Me dhembshurinë e saj arriti t’i përcillte fisnikëri botës së pashpresë ku jetonin. Loja e saj ishte e mrekullueshme, mori edhe më shumë dritë fal aktorëve të talentuar që errethonin. Roli i Zamira Kitës ishte shumë i bukur, i këndshëm, me shumë humor, sepse vetë karakteri i Serafinës ishte paradoksal. “Ishte një rol që më dha shumë kënaqësi,- rrëfen aktorja Zamira Kita, – u përpoqa t’i shtoj edhe pak humor nga karakteri im hokatar. Më shijoi shumë loja me Neritan Liçaj dhe Elia Zaharinë. Edhe Albano Prodani solli një karakter të bukur, krijoi shumë humor sepse vetë Albano është aktor karakteri dhe humori. Paola Kodra krijoi një karakter unik që rallë e gjen në teatrin dhe dramaturgjinë shqiptare. Ishte rol i dytë i saj që shkëlqente. Olta Gixhari me rolin e vajzës së bukur të dashurisë ishte një vajzë simpatike, sensuale me karakter shumë të veçantë në vepër. Blerta Belliu solli një rol mjaft të bukur. Intelektuali, i realizuar nga Shkëlqim Jaupi, ishte një rol që ai nuk e kishte patur në jetën e tij aktoriale, krejt ndryshe nga ato që ka luajtur, por solli një rol befasues. Ligoraq Riza pati një interpretim të vërtetë, shumë të brendshëm dhe të bukur. Ilda Pepi me sensualitetin e saj ia doli të përcjellë një vajzë të bukur e të këndshme. Mateus Frroku me kostumin e tij të bardhë, pardesynë vishnjë solli një poet elegant dhe të dashur nga pamja, karakteri dhe emocioni që përcolli. Por, pa harruar këtu kostumografen Bernarda Gjata që i dha vlera shfaqjes”. Ndërsa Miho Gjini shkruan: “Por le të evidentojmë këtu interpretimin e mrekullueshëm të dy personazheve kryesor Liçaj-Zaharia, ku komiciteti i tyre buronte natyrshëm nga vuajtjet e tyre, pa e “lozur efektin komik së jashtmi”, qe është e do të mbetet si kriter bazë në konceptimin e përgjithshëm të interpretimit të karakterit të figurës komike, si një evoluim i brendshëm i halleve të tyre”. Dhe vërtet: Mes aktorëve të talentuar, Elia Zaharia me rolin e Mashës, la mbresat e një princeshe të dashur

Vetëvrasja
Ditët kalojnë dhe gjendja e “Vetëvrasësit” bëhej më e rëndë. Të gjithë shkojnë njëri pas tjetrit përt’i kërkuar testamentin. Shkonte tek ai dhe vajza e bukur që t’i kërkonte që testamentin ta linte për dashurinë, por vajtjet e saj të herëpashershme krijuan përshtypjen sikur Simon ishte lidhur me të. Ela Zaharia (Masha) fillon të ndihet e shqetësuar, ikën nga shtëpia. Dëshpërimi bëhet edhemë i madh për bashkëshortin e saj Simonin. Banorët që jetojnë në korridorin e përbashkët publik vijojnë t’i kërkojnë vetëvrasjen. Si gjithnjë, në gjendje dëshpërimi Simoni dehet për të harruar gjithçka. Duket sikur është në grahmat e fundit të vdekjes. I kërkojnë të shkruaj testamentin dhe ai e shkruan. Të gjithë mendojnë se vdiq. I përgatisin festën e lamtumirës, i sjellin edhe arkivolin. Elia Zaharia, bashkëshortja e tij, kujton se ai po vdes dhe atë çast i shpërthen nga brenda dashuria e madhe që ka për të, dëshira për ta ndihmuar që ai të mëkëmbet që së bashku të rrisin jetën familjare dhe bashkëshortore. Loja e Elia Zaharisë rrëmben spektatorin: “Elia Zaharia ishte shumë e saktë në lojën e vet, ishte konkrete, kishte shpërthime të bukura, energji e gjitha në skenë, rruajti ritmin dhe figurën artistike nga fillimi deri në fund. Pra edhe mendimi imishtë që ajo ishte aktorja më e mirë e Kokofestit (Korca Komedi Festival) dhe juria këtu ka dhënë vlerësimin e duhur. Finalen e shfaqes e sjell me pak fjalë Josif Papagjoni: “Dhe kur plumbi i vetëvrasjes pritet të dalë prej revolverit, shfaqja mbyllet me një paradoks. Dëgjohet një krismë vetëvrasjeje, por jo e tij, është prej dikujt tjetri, e një gazetari të ri, mbase edhe më i parealizuar dhe më i stresuar se vetë Simoni. Vdekja, pra, ndodhi. Dhe në buzë ikën shakaja dhembërrin dhimbja…”

Mesazhi i shfaqjes: Vdes po nuk kam faj!

Për mesazhin e shfaqjes Miho Gjini shkruan: “Edhe kur vendos që t’i japë fund jetës së tij të vështirë e me plot komplikacione, personazhi qendror Simoni, ky lloj tipi krejt i veçantë, do të lërë pas një letër të shkurtër me fare pak fjalë, ku shkruan se, me vetëvrasjen e tij nuk ka faj, por që të gjithë kanë faj! Në këtë hulli është e mpleksur për të e gjithë shoqëria e qeveria, gruaja e tëdashurat, miqtë e shokët e afërt, bile edhe komshiu që nuk e lë të qetë, por edhe vjehrra që i fut hundët këtu, në sferën familjare, me maninë, tutelën dhe pangopësinë e saj nga përfitimet që mund të nxjerrë edhe prej kësaj vetëvrasjeje të dhëndrit! Por krejt i ndryshëm është pozicioni i Elia Zaharia (Mashës) në krahasim me shoqërinë që e rrethon. Këtë gjë e vë në dukje edhe Miho Gjini: “Po këta të dy, ndonëse flinin në të njëjtin krevat, dallonin për temperamente krejt të ndryshme, Simon- Liçaj për karakterin e vet të rrëmujshëm, herë brenda tragjedisë që e ka pllakosur e herë në linjën absurde të rrethanave, po të veta, në atë realitet të ashpër, ndërsa Masha-Zaharia mbart përherë shqetësimin nga ky mizerabilitet i jetës së varur në fijet e perit, me këtë bashkëshort që ajo nuk e sheh dot edhe pse nuk është për të, duke e dashur deri në fund ,- gjë që e lartëson së tepërmi si karakter njerëzor e si grua, në linjën e veprimeve të dyfishta të personazhit” gjë që Elia Zaharisë i lejoj ti jepte personazhirt fisnikëri e të veçonte si princeshë në atë realitet të pajetueshëm

Çmimet
Në përfundim të edicionit të 5-të të Festivalit mbarëkombëtar të komedisë në Korçë, juria e përbërë nga Enver Petrovci, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Adem Karaga, Rajmonda Bulku ndanë çmimet: Shfaqja më e mirë, “Vetëvrasësi”, Teatri i Korçës dhe Teatri Kombëtar Aktorja më e mirë, Elia Zaharia Artistja e re, Paola Kodra

Vepror Hasani