SHPERNDAJ

EMIN BAKALLI

Lindi me 11.09.1912 ne nji familje sa autoktone te njohur aq dhe intelektuale Tironase
Pasi kreu shkollen e mesme “Harry Fulltz” ne vitet 1934-1939 punoi ne Ministrine e Puneve Botnore (Sot Ministria Ndertimit) si kryetar i grupit te puneve botnore per qendren e Tirones.
Ne vitin 1938 filloi studimet e Larta ne Fakultetin e Inxhinierise se Universitetit Midweidenit te Gjermanise dhe i perfundoi ato ne vitin 1943 duke u diplomuar “Inxhinier Hidroelektromekanik”.
Si nji intelektual e specialist i formuar dhe njohes i mire i gjuheve gjermane, angleze, frenge dhe italiane pas kthimit te tij ne atdhe deri ne vitin 1946 punoi perseri ne Ministrine e Puneve Botnore.
Si dhe per shumicen e intelektualeve te kohes per Eminin sistemi komunist rezervonte nji trajtim te eger. Ai u burgos politikisht nen akuzen “Anetar i grupit tekniko-intelektual te shkolles teknike Harry Fulltz” dhe kaloi 14 vjet nga 1946-1960 ne burgjet e tmerrshme te diktatures.
Vitet pas burgimit i jetoi ne veshtiresi te medha te shkaktuara nga lufta e klasave, por plot dinjitet e ndershmeri.
Nderroi jete ne vitin 1997