SHPERNDAJ

Të nxjerrin Fahri Balliun si mbrojtës të PD, pastaj më thonë mua, tjetrit e tjetrit, pse je kritik ti? Pse nuk bashkohesh me unitet të çeliktë, pa menduar e pa pyetur, pa aspiruar e pa ëndërruar? Po rrini urtë, mos u mundoni me na transplantu ne të rinjve frikën dhe konformizmin e trashëguar nga një kohë tjetër. Si mund t’i kërkohet konformizëm partisë së lindur si anti-sistemit komunist?! Këta janë çmendur. Unë djathtas do mbetem, se s’mundem me kapërcy mbi veten. Por po i largojnë njerëzit kështu. Dhe pasi i largojnë edhe i shajnë pse na ikën. Tradhëtarët. Kuptojeni se s’keni të bëni me një tufe delesh, as pulash. Por me njerëz të lirë, individë të cilët mendojnë, shqetësohen, shprehen.
Pse duhet të jetë kaq e vështirë të ëndërrosh dhe të pranosh një botë tjetër?
Mardhënie të tjera, mënyrë tjetër se si bëhen gjërat? Ore birra tek dera e marketit të lagjes do pi dhe lirinë, demokracinë, dinjitetin, mospranimin me u bo dele e pulë, nuk do i shkel. Se kemi vujt dhe jemi përplas shumë në ketë vend, kemi humbur mundësi e konsumuar stres, prej këtij realiteti të shërbëtorëve, mendjevarfëve, gojmbyllurve. Enverizmi paska qenë shiringë shumë e gjatë dhe e fortë.

Hajt gëzuar!