SHPERNDAJ

Familja është e shenjtë për ne Mbretërorët dhe për të gjithë Shqiptarët
Ne si Mbretërorë jemi në vijimësi të traditave të hershme shqiptare, duke besuar se familja është e shenjtë dhe thelbi real i një shoqërie civile

Ne ndjehemi të shqetësuar për mënyrën se si dy fjalë në dukje të thjeshta duan t’i fusin si një shtesë për të amenduar një nen të rëndësishëm të Kushtetutës. Në draftin e ligjit të propozuar për Reformën në Drejtësi na duket paksa e habitshme përfshirja e një amendimi të tillë dhe mungesa e theksuar e konsulencës me shoqërinë civile dhe politikën për një gjë të tillë me pasoja të rëndësishme për të ardhmen e kombit tonë. Jemi të gatshëm për çdolloj reforme që i shërben të mirës së atdheut tonë dhe rrugës evropianizuese, por na duhet të theksojmë, se një vend si Shqipëria nuk mund të bëhet arenë e një pune laboratorike sociale.
Atdhe, zot, familje është një trinom i shenjtë për të gjithë Ne Mbretërorët dhe ne do të përpiqemi maksimalisht në këtë drejtim
Ne respektojme të drejtat e gjithkujt
Të drejtat LGBT në Shqipëri janë të garantuara nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit
Në vitin 2015 Shoqata ndërkombëtare për lezbiket, gejtë, biseksualët dhe interseksualët (ILGA) e renditi Shqipërinë në vendin e 19 nga 49 shtetet europiane të monitoruara në lidhje me respektimin e të drejtave LGBT.
Ekziston një ligj kundër diskriminimit dhe një organizëm si Komisioneri kundër Diskriminimit dhe po ashtu institucioni i Avokatit të Popullit, të cilët kanë kryer deri tashti funksionin e tyre.
Në 20 janar 1995 parlamenti shqiptar legalizoi aktivitetin seksual të personave brenda së njëjtës gjini në Shqipëri. Neni 137 i Kodit Penal të vjetër i nxjerrur si dekret gjatë periudhës socialiste, i cili e dënonte homoseksualitetin me 10 vite heqje lirie u zhduk plotësisht

Nuk e shohim si një domosdoshmëri shtesën në nenin 18/2 të Kushtetutës.

Domosdoshmëri për ne është rikthimi i besimit dhe i tolerimit nga ana e politikës së sotme pavarësisë së gjyqësorit dhe të prokurorisë, për të pasur një efektivitet më të madh këto institucione jetike për ardhmërinë tonë dhe për drejtësinë e munguar deri tashti.

Familja shqiptare gjendet e sulmuar nga varfëria, mospasja e një garancie për të nesërmen, si dhe nga shumë fenomene të tjera të rënda ekonomike dhe sociale, nëse do t’i shtohej edhe diçka tjetër do ta rëndonte atë.

Gjeni mundesine per ta ndimuar këtë familje të respektuar shqiptare, në shkollimin, ne punësimin,
në aktivizimin e tyre në jeten sociale politike të vendit

Beniamin Bakalli