SHPERNDAJ

Tenisti zviceran Roger Federer e ka nisur mbrojtën e titullit grand slamit në Australian Open me një fitore bindëse ndaj Aljaz Bedene në rundin e parë të martën në mëngjes sipas kohës sonë lokale.
Kampioni aktual fitoi tre me zero në sete, 6-3; 6-4; 6-3.

Kjo ishte fitorja e 88 në karrierë në Austrialian Open për pesë herë fituesin e grand slamit të parë të vitit.

Federer e mbylli këtë ndeshje për një orë e 40 minuta dhe në rundin e dytë do të ndeshet me gjermanin Jan-Lennard Struff.