FOTO/ Presidenti kroat përdori jahtin e Titos për të takuar Ramën. Anija 39 metra e gjatë, ka pritur liderë e yje botërorë

KreuPolitikë

FOTO/ Presidenti kroat përdori jahtin e Titos për të takuar Ramën. Anija 39 metra e gjatë, ka pritur liderë e yje botërorë

Pak ditë më parë, kudo qarkulloi lajmi për takimin e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, me Edi Ramën, në një kompleks luksóz në Jug të Shqipërisë.

Mediat kroate kanë hedhur dritë mbi mjetin që presidenti kroat kishte lundruar drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për anijen “Uчкаka” (“Uchka”), e cila është një anije luftàrake, eksklúzive e familjes presidenciale kroate.

Kjo anije, sipas mediave kroate, është anokuruar në portin e Himarës, për dy ditë, që siç duket aq ka zgjatur edhe takimi i kryeministrit Edi Rama me Milanoviç.

Kjo anije ka pasur edhe një histori të pasur. Më herët, ajo është quajtur “Podgorka” dhe ishte anija eksklúzive e presidentit jugosllav Josip Broz Tito.

Jahti është ndërtuar në vitin 1963. Në sallat e asaj anije, Tito ka pritur mysafirë e liderë të mëdhenj botërorë.

Mes tyre, ish-presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anëar al-Sadat, dhe udhëheqësi libian Muammar al-Gaddafi, janë mirëpritur në “Podgorka”.

Gjithashtu, edhe divat nga Hollywood, Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren.

Jahti u mor nga marina jugosllave në Kroaci, pas shpërbërjes së Republikës Federale Jugosllave.

Që atëherë, ai është përdorur nga Presidentët kroatë. Përmendim këtu Franjo Tudjman, Ivo Josipovic dhe tani në fund, Zoran Milanoviç.

Anija “Uchka” mirëpriti anëtarët e Kombëtares së futbollit kroat. Kjo është e vetmja anije rezidenciale brenda marinës kroate.

Si është arreduar ky jaht 39 metra i gjatë?

Salloni i anije ka një qilim persian, nga më të shtrenjtët, i cili ka mijëra nyje thurje në çdo centimetër katror.

Anija ka katër kabina VIP, muret e të cilave janë të veshura me mëndafsh. Ajo ka dy motorë MTU, secili me një fuqi prej 1800 KW. Ajo mban 1500 litra ujë të pijshëm dhe 8000 litra karburant.

Pikërisht ky jaht, me një histori kaq të gjatë e të pasur, u ankorua në Himarë, aty ku Milanoviç, u prit familjarisht nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ishte gjithashtu me bashkëshorten, Linda Rama. Kryeministri Rama njihet për miqësinë me Milanoviç. Më herët ky i fundit ka qenë këshilltar i kryeministrit shqiptar.

/Gazetaatdheu.com/