Frika nga mpiksja e gjakut/ Pezullohet sërish AstraZeneca në Spanjë

KreuBota

Frika nga mpiksja e gjakut/ Pezullohet sërish AstraZeneca në Spanjë

Rajoni i Castile dhe Leon në Spanjë njoftoi sot pezullimin e vaksinimit kundër Covid-19 me AstraZeneca. Autoritetet shëndetësore të rajonit theksuan se do të presin informacionin nga EMA në lidhje me sigurinë e vaksinës.

Kujtojmë se në mes të marsit, Spanja pezulloi vaksinën AstraZeneca, së bashku me shumë vende të tjera për shkak të efekteve anësore si për shembull mpiksja e gjakut, për të rifilluar përdorimin e saj disa ditë më vonë, pas dritës jeshile nga EMA, e cila tha se përdorimi i saj është i sigurt.