SHPERNDAJ

C’do Patriarku rus Kiril ne Tirane…. perse vjen, kush e ka ftuar dhe kush e pret …

…Sikur te mos ju mjaftonte vetem neperka helmuese greke Janullatos te cilin shqiptaret kane 25 vjet qe nuk po e perzene dot nga Atdheu i tyre e qe ju solli pak kohe me pare ne Tirane krye-antishqiptarin e terbuar serb Irinej… i cili ju a la kopilin ne dere tek ju deklaroi se Kosova eshte e perjetesisht do te mbetet Serbi dhe zemra jone …kete radhe po peshqesh nga Janullatosi duket se do te kene mes tyre kete fund -prilli ”mysafirin e larget rus ”..Patriarkun e Rusise Kiril .. mikun per koke te Putinit dhe mbeshtesin e bekuesin moral e shpirteror te tij ne te gjitha agresionet ushtarake kunder njerezimit, kunder Demokracise e Lirise se popujve ….

Eshte po ky Janullatos qe pasi e mbushi Jugun e Shqiperise me kisha greke, pasi vazhdon edhe sot e pas 27 vitesh ti kendoje meshat e tij ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare te themeluar nga i madhi patriot yni Fan Noli ..ne greqisht, pasi ju mbyll dyert kishave tona per te kryer mesha e rituale perkujtimore ne nderim te klerikeve patriote shqiptare, sic beri per At Stas Melanin ne Permet, pasi tentoi te helmonte sherbestarin nacionalist shqiptar Nikoll Marku ne Elbasan, pasi eshte ne fakt krye-negociatori real i vjedhjes se Detit Shqiperise dhe arkitekti i c’varrosjes se shqiptareve gjoja ne emer te gjetjes se eshtrave te ushtareve greke ne trojet tona , pasi bekoi radhazi gjithe shpuren e politikes e politikaneve shqiptare nder vite me miratimin e aprovimin e Athines e te Beogradit ..pasi na mori edhe nenshtetesine shqiptare …tani po na kerkon te na behet edhe zot ne shtepine tone…

Eshte pikerisht ftesa e tij private qe per here te pare ne Shqiperi do te sjelle Patriarkun rus Kiril ..njeriun qe mallkoi bombardimet amerikane e ato te NATO dhe aleateve te tyre mbi ish Jugosllavine vrasese e kriminale te Milloshevicit me shoke , njeriut qe ka vite qe nuk po pushon se vjelli helm e vrer ndaj Kosoves dhe ceshtjes kombetare te shqiptareve, njeriun qe kurdohere ne perplasjet shqiptaro-greko-serbe hapur, qartazi e publikisht ka mbajtur anen e ketyre te fundit , njerin qe si rralle kush nga bota fetare poshte veladonit kurdohere mban e fsheh politiken agresive te Kremlinit , njeriu qe si rrale kush e kurdohere ka mbeshtetur e ka qene ne krah te Putinin ne agresionet e tij ushtarake ne Oseti, Abkhazi, Dagistan, Ceceni, Krime, ne luftimet e sotme ne jug te Ukraines ne Donjetsk, e deri tek masakra c’njerezore mbi popullsine e pafajshme ne Siri ne mbrojtje te kriminelit Assad…

Si ka mundesi qe Shteti e Qeveria shqiptare por edhe Ministria e saj e Jashteme jo vetem qe nuk reagojne fuqishem per ti thene nje JO te forte ardhjes se ketij antishqiptari te terbuar ne Tirane por ne te kundert duke i fyer, ofenduar , poshteruar e neperkembur edhe me keq akoma shqiptaret e duke ju bere karshillek prej rrugacesh e banditesh ..i paskan rezervuar Patriarkut rus edhe takime te vecanta zyrtare, protokolllare , qeveritare e shteterore per ti uruar mireseardhjen..

Nga njera ane jemi anetare te NATO —organizates qe nuk le rast pa e mallkuar po ky Kirili..jemi aleate te USA..qe gjithashtu i mallkon cdo dite Kirili…kerkojme te hyjme ne BE e sapo gjoja morem lajmin e hapjes se negociatave me te ..qe Kirili nuk do as ti shohe me sy e as t’ju a degjoje emrin…dhe nga ana tjeter pranojme te na poshteroje Janullatosi e te na sillet si zot shtepie ne shtepine tone , te na ftoje ke te doje ai ..Irinej e Kiriler..Gjarperinj e Djaj dhe armiq te betuar te Shqiperise e shqiptareve…???

Ne nje krah akuzoni Bashen, PD dhe Opoziten per lobime e lidhje me ruset e ne krahun tjeter prisni e i rezervoni takime te vecanta e speciale Kirilit te Putinit e Lavrovit ??

Ka vertet dicka te madhe qe nuk shkon fare dhe stonon dukshem ne kete mes… ..e natyrisht si gjithmone…ne kurriz te Shqiperise e te shqiptareve ,,,

Mos valle e quani rastesi o leshko te politikes shqiptare qe Kirili vete viziten e tij te pare ”historike” ne Shqiperi e shpalli dhe e beri publike vetem pas nje takimi koke me koke me Kryedipllomatin e kriminelit Putin…Lavrovin?

Kisha Autoqefale Shqiptare eshte shqiptare dhe jo greke e aq me pak serbe apo ruse ndaj ajo kurresesi nuk mund te ftoje e pranoje si miq te saj armiqte e saj e te popullit te saj nder dekada…

Shqiptare…kurre mos e lejoni nje vizite poshteruese ndaj vendit e historise suaj ku Janullatosi – Irineji e Kirili te hedhin valle ne token tuaj lare me gjak pikerisht me bekimin e tyre …

Perse vjen Kirili ne Tirane dhe pse Meta e Rama duhet ta presin ate ..per cfare do bisedojne, per cfare do ta urojne njeri -tjetrin , cfare do te duhet te thone per Kosoven dhe deklaratat e fundit agresive ndaj shqiptareve dhe ceshtjes se tyre kombetare te xhelatit Putin.. cfare do te diskutojne kur Shqiperia sapo u reshtua ne krah te Alences euro-atllantike dhe sapo perzuri prej Tirane dy dipllomate spiune rus.. per cfare do te flasin …per ate qe Rusia e Putin -Kirilit eshte mbeshtetesja dhe nxitesja kryesore per lufte e Serbise ndaj shqiptareve … etj etj…???

Si mund te vije ne Shqiperi si mik ky fare Kirili qe kurrre e asnje sekonde te vetme ne jeten e tij as si njeri i zotit kurren e kurres nuk u lut as edhe njehere per Shqiperine e shqiptaret por ne te kundert i mallkoi e volli e vazhdon te vjelle vetem helm e vrer ndaj tyre…

Mire hallet tona Mal..qe na dallin e na teprojne por edhe Kirilin e peshqeshet antishqiptare te Janullatosit kishim mangut ne shqiptaret…

Ndaj me protesta te fuqishme te gjithe se bashku ti themi nje JO te forte ardhjes ne Tirane te Gjarperit rus Kiril…mikut per koke te Neperkes helmuese greke Janullatos .. dhe dores e krahut te djathte te kriminelit te Kremlinit Putin…

Gjarperinjte po bejne folene ne token tone …dhe kafshimi i tyre i neserm do te jete vdekjeprures per ne shqiptaret…ndaj te mos ti lejojme kurresesi te shumohen….prandaj le ta nisim luften kunder tyre se pari me perzenien nga Atdheu yne i Krye -Gjarperit Janullatos….betejat e tjera le te vijne me pas …

A.R.DOSTI