SHPERNDAJ

Asnje njoftim zyrtar gjekundi..
Asnje resht per te ne shtypin e perditshem shqiptar qe nuk le kurve e kurvar pa permendur brenda e jashte Shqiperie..

Asnje lajm e asnje kronike neper ekranet faqezeza te tv shqipfolese dominuar nga antinjerezit e antishqiptaret Fevziu, Muci, Hila e Cani me shoke..

Asnje koment apo njoftim edhe ne faqen zyrtare te Federates shqiptare te Peshengritjes e aq me pak te Komitetit Olimpik shqiptar …
Dhe me e renda akoma sikur te mos ishte shtetas shqiptar , sikur te mos kish garuar e fituar ne emer te tij e sikur te mos kish valvitur flamurin shqiptar e kenduar Himnin e Atdheut te tij….Shteti Ame duket se e ka harrua krejtesisht e abandonuar totalisht …pikerisht ate Kampionin e madh e te trefishte te Europes ne Peshengritje …fituesin e tre Medaljeve te Arta , sportistin e permasave boterore Briken Calja..

Ate qe tre jave me pare me suksesin e tij te madh e te merituar nderoi veten, kombin e popullin e tij duke zene faqet e para te medias euro-boterore…me plot merite..

…Natyrisht me njefare pervoje aspak te kendeshme ne jo pak raste me kete sport e sportiste te tij te gjitheve na duhej ne fillim te heshtnim disi deri ne perfundim te afatit te caktuar te sektorit disiplinor i cili brenda nje periudhe 14-21 ditore ne rast te perdorimit te substancave te ndaluara apo daljes se analizave keq njofton menjehere Federaten perkatese e sportistin ne fjale..duke i bere te ditur zyrtarisht masat disiplinore te percaktuara fare qarte ne regulloren perkatese …

Personalisht gjate gjith kesaj kohe kam qene ne kontakte te vazhdueshme me vete Brikenin, trajnere e specialiste te shquar te peshengritjes per te mesuar se c’behet me arritjet,suksesin e medaljet e tija europiane ….

E pra afati ne fjale kaloi pasi Calja u shpall Kampion Europe ne fund te muajit Mars ne Bukuresht..e nese ajo qe i trembeshim te gjithe do te kish ndodhur , do ish bere me kohe zyrtare, publike e do kish marre dhene ..e dihej fare mire se cilat do te qene edhe pasojat per peshengritesin ne fjale e per peshengritjen shqiptare…

…Ne qe nuk leme rast pa i dhene extra publicitet cdo gjeje negative shqiptare…ne qe mbushim mediat tona nga mengjesi deri ne darke me lajmet ”bombe” se cili gaboi, cili u kap me doping, cili u denua , cili u perjashtua, ne qe dijme vetem te vjellim helm e vrer ndaj njeri tjetrit.. etj etj… vetem e vetem qe te nxijme e erresojme gjithcka tonen …ne raste te tilla suksesi e arritjesh te ndershme e te merituara qe dukshem i kalojne kufijte e Shqiperise e jane evidente te nje klasi europian e boteror…heshtim.. po po paturpesisht Heshtim…

Eshte nje heshtje tipike e injorances dhe pa dijes shqiptare qofte per shume nga ata qe drejtojne ne sportin tone te sotem, qofte per nje shtet e qeveri qe mendon me se shumti se si te rrjepe e te vjedhe vendin e popullin e vet se sa t’ju a lartesoje atyre emrin e krenarine, eshte nje heshtje ku dashakeqesia, ligesia e cmira, xhelozia e semure dhe frika nga pa dija bashkohen bashke kunder Shqiperise e shqiptareve…

Kur bejme mire …ne dhe bota mezi shkruajne tre reshta e mezi shqiptojme ndonje fjali te vetme kalimthi… e kur bejme keq mbushet media shqiptare e ajo boterore me bemat e mallkimet pa fund kunder Shqiperise e shqiptareve…

..Eshte nje lloj heshtje ndaj ketij Kampioni te madh qe duhet ti beje te ndjehen te turperuara nga dashakeqesia e padija, nga injoranca e ligesia te gjitha llojet e mediave te sotme shqipfolese qe per tre jave resht nuk thane asnje cerek fjale per te e suksesin e tij ..te vetmin te ketij lloji ne historine e derisotme te sportit shqiptar.. apo qofte edhe te sqaronin opinionin publik shqiptar ….

Interesimit tim thjesht si shqiptar e natyrisht edhe si gazetar i hershem sportiv … prane EWF [Federates Europiane te Peshengritjes ] …burime te besueshme korrekte e konfidenciale ju pergjigjen korrektesisht se ….

…Sipas regullores ne fjale , afati i pergjigjeve negative (dalja pozitiv ne test )… ne raste te tilla pas kontrollit antidoping e substancave te ndaluara per sportistin ne fjale sapo ka kaluar e skaduar…ndaj meqenese as ne faqen zyrtare te EWF nuk ka asnje lloj njoftimi te kesaj natyre , sportisti ne fjale figuron deri tani zyrtarisht Kampion i Europes dhe fitues i trefishte i tre Medaljeve te Arta ne peshen 69 kg ne Kampionatin Europian te Bukureshtit zhvilluar nga 26-31 mars 2018..

…Ndaj … turpit tuaj si federate, si shtet, si media e si qeveri per lenien krejtesisht ne kete lloj harrese te ketij Nderi te vendit tim e krenarie sportive me permasa euro-boterore qe mban emrin Briken Calja….do ti rekomandoja te hynte ne faqen e profilin e tij te FB e te shihte videon e tij postuar ne te te titulluar ..Vendi nga ku dolen 3 Medaljet e Arta Europiane…

Ju siguroj ju dhe gjithkend qe do te shihte kete video-postim se do te ndihej tejet i turperuar, fajtor e i perbuzur se pari prej ndergjegjes se tij kombetare…e se dyti per detyren e pergjegjesine e sejcilit ndaj Talenteve, Kampioneve e aseteve te tilla te cmuara kombetare qe Bota i vlereson e i ruan si relike te ralla krenarie kombetare..ndersa ne i harrojme e i abandonojme kesisoj per turpin e marren tone..prej pa dijes, injorances e dashakeqesise dhe ligesise sone tipike shqiptare ndaj shqiptarit…

Jam krenar me ty Briken Calja ..urime, bravo
, te lumte dhe sa me shpejt te pafsha ne Podiumin e nderit te Kampionit te Botes me Medalje te tjera Ari e natyrisht me Flamurin e vendit tim mbi supe e duke kenduar plot nder, krenari e dinjitet Himnin e tij Kombetar …

A.R.DOSTI