SHPERNDAJ

Kjo foto e rralle historiko -sportive i perket vitit 1924 ku ne hyrje te godines se Parlamentit te Shqiperise ..Kryeministri i asaj kohe Ahmet Zogu ..qe pak vite me pas do te behej edhe Mbreti i pare i Shqiperise e i shqiptareve ..ka rezervuar nje pritje speciale te tij per te pritur e nderuar Ekipin Kombetar te Futbollit te Shqiperise….

Tingellon disi paradoksale …pasi ….

Shqiperia do ta kishte Kombetaren e saj qe me 1924..edhe pse Federata e saj e futbollit do te themelohej 6 vjet me vone… me 1930 …edhe pse Kombetarja e saj ndeshjen e pare te veten do ta luante plot 22 vjet me vone nga krijimi i saj dhe 16 vjet me vone nga krijimi i Federates….. pra me 1946… edhe pse Kampionati i pare Kombetar u luajt me 1930.. e SK Klubi i pare i futbollit u krijua me 1919…

Ekipi i pare i futbollit ne Shqiperi figuron Sk Vllaznia i themeluar me 1919 ..e fill pas tij nje vit me vone krijohet edhe SK Tirana…

Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit u themelua me 6 Qershor 1930 e po me kete date u pranua zyrtarisht edhe permes nje Dekreti mbreteror …

Edhe pse ..Kampionati i pare Kombetar i Shqiperise u organizua me 1930 dhe kampionia e pare u shpall SK Tirana

Edhe pse qe nga viti 1924 kur u krijua per here te pare Kombetarja e Shqiperise …do te duhej 22 Shtatori i 1946 ku ne Shkoder nen drejtimin e trajnerit jugosllav Ljubisha Brosic ,,ne nje ndeshje miqesore ..qe fatkeqesisht nuk figuron e njihet ende edhe sot nga FIFA..dhe as ne historikun zyrtar te FSHF nuk llogaritet si pjese e historise se Kuq e Zinjve ….Shqiperia do te shpartallonte Malin e Zi 5-0…dhe Gjyqtari i pare nderkombetar i saj qe drejtoi kete ndeshje do te ishte nje figure teper e respektuar e futbollit shkodran e atij shqiptar ,,zotnia i nderuar Qazim Dervishi…

Edhe pse si ndeshje e pare zyrtare e Shqiperise figuron ajo e zhvilluar ne Tirane ndaj Jugosllavise me 7 Tetor 1946 e vlefshme per Kupen Ballkanike ..ku kuq e zinjte humbasin me rrezultatin 2-3…por me pas me fitoret ndaj Bullgarise 3 – 1 e Rumanise 1 – 0 do te shpalleshin Kampione te Ballkanit..

Edhe pse duhet ditur qe me 1932 Shqiperia aderon ne FIFA e me 1954 eshte nder anetaret e para themeluese te UEFA…

Edhe pse duhet ditur qe FIFA i ben ftese Shqiperise qe me 1934 e 1938 te marre pjese ne ndeshjet e vlefshme per Kamionatin e dyte e te trete Boteror te futbollit c’ka refuzohet prej nesh per nje sere aresyesh te kohes e ..kryesisht organizative e financiare..

Edhe pse duhet ditur qe ne vitin 1938 me inisiativen personale te Mbretit Zog …Tirana nisi te ndertonte njerin prej stadiumeve nacionale me te mire ne Rajon me kapacitet 12 mije vendesh….te cilit me pas komunistet e Hoxhes i dhane emrin e Heroit te tyre Qemal Stafa

Edhe pse duhet ditur se krahas mbeshtetjes se gjithaneshme per Federaten e futbollit …Mbreti Zog krijoi edhe Ministrine e vecante te Rinise e Sporteve.. me Minister mbikqyres te saj Nush Bushatin.. i cili ishte njeheresh edhe Minister i Arsimit…ndaj te cilave tregonte nje perkujdesje e interesim te vecante personal e shteteror…

Ashtu sikurse priti qe me 1924 Ekipin Kombetar ..po ashtu Mbreti Zog do te priste me 1930 edhe ekipin e pare Kampion te Shqiperise SK Tiranen….

A.R.DOSTI…