Humb jetën një fëmijë 18 muajsh, familjarët nuk pranojnë të bëjnë autopsinë

KreuKronikë

Humb jetën një fëmijë 18 muajsh, familjarët nuk pranojnë të bëjnë autopsinë

Një fëmijë 18 muajsh ka humbur jetën për shkaqe të panjohura në fshatin Pashalli të bashkisë së Dimal, ish-Ura Vajgurore.

Sipas të dhënave, vdekja është konfirmuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Rreth orës 14:00 autoambulanca e shërbimit te 127, e shoqëruar nga infermieri dhe mjeku i Qendrës Shëndetësore Dimal, shoqëruan ne spital fëmijën Bashkim Metullari 1.5 vjeç ( 18 muajsh ), pa shenja jete, me vendbanim ne Pashalli.

Fëmija kur ka mbërritur në spital ka qenë pa shenja vitale dhe pa asnjë informacion për shkakun e vdekjes dhe të gjendjes se tij shëndetësore. Menjëherë u njoftua policia.

Gjithashtu mjeku i familjes dhe infermieri konfirmojnë se fëmija, edhe në qendrën shëndetësore të Urës Vajgurore erdhi pa shenja jete.

Fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna dhe infermieri i Qendrës Shëndetësore Pashalli. Edhe pse pa shenja vitale, ai u transportua nga Qendra Shëndetësore Dimal për në Spitalin Rajon të Beratit.

Gjatë transportit me autoambulancë fëmija është asistuar nga ekipi mjekësor.

Në shërbimin e pediatrisë u konfirmua gjithashtu që fëmija është pa shenja jete.

Familjarët nuk pranuan që të bënin autopsi dhe e kanë tërhequr trupin e fëmijës nga spitali.

Pas tërheqjes, janë larguar nga spitali familjarët dhe policia.