SHPERNDAJ

E kishin porositur Enkelejden e gjore mbreme ne News 24 tek ”emisioni i saj” qe te zgjonte nga gjumi Shejtanin e zgjedhjeve te 7 Shkurtit …dhe hop…ja ku i dolen ne krah serisht me Gjyqe, apelime , kasacione e CAS-ra …te renet nga fiku Prodani, Shyti e si gjithmone edhe ai kerrici nga Kuci qe kerkon me ngulm te marre Atesine e harbutit..

…Prape une Usta…keshtu ka qene nje batute e hershme ne
nje kino-drame shqiptare te viteve 80…

Prape ti Enkelejda…apo meqenese je nga Gjirokastra nuk ju ndahesh Burrave te ”mencur” e kembengules te vendlindjes ..

Nejse…puna jote..por une te siguroj se edhe 100 emisione te tilla te besh ti ,,edhe sikur derisa te vdesin aty ne panelin tend e ti keshe te ftuar dite e nate ata qe te vijne ty pas fijes e ata qe me arrogancen, pa diturine, injorancen e rrugacerine e te komunikuarit me kedo …acarojne edhe te vdekurit e jo me te gjallet….zgjedhjet e 7 shkurtit nuk do te riperseriten me dot kurre dhe ai Finua yt e i atyre fiqve aguridhe te panelit tend kurren e kurres nuk do te mund te vije dot ne krye te futbollit shqiptar ,,per njemije e nje aresye …

Te jesh e sigurte ti..ai Xhoda yt ” special ”…Shyti , Prodani e kushdo tjeter qe i fryn ne vesh nje te vdekuri e i ben gjilpera per ta ngjallur se ne CAS me siguri absolute nuk punon asnje pjestar i stafit te News 24, as i Report TV , as i RTSH e as i gazetes Tema ..e aq me pak mos ju genjeje mendja qe CAS te jete nen juridiksionin e PS a te Parlamentit te majte shqiptar ndaj edhe lehjet ndihmese te qenushkave Brace, Klosi , Balla, Cuci, etj etj…fatkeqesisht nuk ju ndihmojne dot ….

CAS-in e ka zgjedhur tjeterkush o patriotja e Enverit dhe e Finos ..dhe nuk eshte krijese e 1 milion shuplakave socialiste te Rilindjes se Rames , Gramozit e Xhafajt me co…OK…

TY ,,dhe asaj ”Trios tende te preferuar e speciale” nuk ju pushoi goja duke pyetur e predikuar..se heee sa do denohet Skenderbeu, kur do denohet, kur do te jepet vendimi ,kush do ta zevendesoje ne Kupat e Europes…c’do behet me Titullin kampion …a do perfitojne Kukesi, Flamurtari e Partizani i Olsit..

E di si i thone kesaj meseleje o Enkelejda e Fair Playt per se mbrapshti…..eshte keq kur pret ti bien topet Dashit se te tjeret zene e te quajne Bole…pavaresisht gjinise..

Ndaj kujdes kur merr persiper porosine a porosirat …se nganjehere porosira te tilla jane si puna e atyre qe zbresin nga mali e qe vijne per here te pare buze detit ne Plazh e me vrap nxitojne te dalin ne Diell e brenda dites digjen e pervelohen dhe nuk ka Kos e Krem qe tu beje derman djegjeve te tilla OK…

Une vetem sa te thashe e vetem sa ta kujtova..por ti mund te besh si te duash…se gjithesesi me pelqen te te rikujtoj edhe nje shprehje te mencur te shkodraneve qe thote …Hunda e madhe belaja e te zotit …e tiranasit ju pergjigjen aty per aty..Uthulla e forte prish enen e vet…

A.R.DOSTI