SHPERNDAJ

Kush është Shefja e re e CIA? Gina Haspel! Nëse keni pa filma me superagjente të CIA që kapin terrorista kjo ua kalon edhe personazheve! Një agjente veterane 62 vjeçe që u fut në CIA në kohën e Luftës së Ftohtë në 1985 kur ishte 29 vjeçe dhe karriera e saj ishte e paparë në vijën e parë të frontit si agjente e fshehtë duke punuar në Evropën Qëndrore, Turqi dhe Azinë Qëndrore dhe duke drejtuar “stacionet” dhe operacionet më delikate të CIAs! Ka punuar si Zëvendës Drejtor i Shërbimit Kombëtar Klandestine, Zëvendës Drejtor i Shërbimit Kombëtar Klandestin për Inteligjencën e Huaj dhe Veprimin e fshehtë dhe Shefe e Shtabit për Drejtorin e Shërbimit Kombëtar Klandestin.
Në vitin 2013, John Brennan, atëherë drejtori i Inteligjencës Qendrore, e emëroi Haspelin si Drejtore e Shërbimit Kombëtar Klandestin, i cili kryen operacione të fshehta anembanë globit. Megjithatë, ajo nuk u emërua në pozitë të përhershme për shkak të sulmit nga demokratët që e akuzonin si shumë të ashpër në marrjen në pyetje të terroristëve!
Donald Trump e emëroi në 2017 si Zv.Drejtore të CIAs ku Drejtor u emërua Mike Pompeo!
Haspel ka marrë shumë medalje për punën e saj të shkëlqyerpërfshi edhe medaljen George H. W. Bush Award për punë të shkëlqyer kundër Terrorizmit, medaljen Donovan Award, Medaljen e Meritave të CIAs, apo dhe medaljen Presidential Rank Award.
Konsiderohet nga të gjithë ish drejtorët e CIA si një rast i ekselencës dhe me nivel inteligjence dhe drejtimi e jashtëzakonshme dhe e shkëlqyer!
Hina Haspel është e para Drejtore e CIAs në historinë e SHBA dhe këtë e bëri të mundur ai që akuzohet nga LGBQ të dhe demokratëtë e sorosit si seksist dmth President Donald J. Trump
Natyrisht që sot të gjitha feministat liberale po e shajnë me libër shpije Ginën ndërkohë që në një univers paralel feministet do duhej të duartrokisnin Ginën dhe këtë emërim që është demostrimi më i saktë se çfarë qëndrimi kanë ndaj roleve gjinore si Trump ashtu dhe Republikanët dhe çfarë hipokrizie përfaqësojnë feministet e sorosit
Ja pra, ky o Trump dhe këto janë emërimet e tij

God Bless America! Save as from Soros!

Avokati Altin Goxhaj