SHPERNDAJ

Endira Bushati

Menjëherë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ne, një grup të rinjsh, Genti Malko, Tomor Alizoti, Arben Skënderi, Valbona Mezini, Edit Harxhi, Jul Deda, Edvin Kulluri, Fabian Topollaj, Gent Minarolli, Andi Përmeti e të tjerë, anëtarë të Kryesisë e Këshillit Kombëtar, kërkuam dorëheqjen e Lulzim Bashës, si hapin e parë për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike…

Na quajtën të inatosur se nuk ishim në Listën e Tij….kur, në fakt, secilit nga ne, mospërfshirja në atë listë, na bënte nder….

Ishte e vështirë për publikun të kuptohej, se si njerëz si ne, kontribues që fare të rinj në PD, me pasion e grintë kërkuam për ditë të tëra dorëheqjen e Bashës…

E bëmë pas daljes së rezultatit zgjedhor (jo të Listës) me bindjen se çdo skenar apo rrugë tjetër do ta shkërrmoqte Partinë Demokratike….

Shumë nga kolegët tanë heshtën….mbase me bindjen se ne thjesht flisnim nga inatet e Listës …. apo mbase sepse shpresonin se mund të shpëtohej diçka…

Ngrirje….rizgjedhje….asnjëherë një fitore nuk ka ngjarë aq shumë me humbje sa fitorja e Bashës për kryetar….

Koha na dha të drejtë…!

Sot, Partia Demokratike, në vend që të frymëzonte popullin për të rrëzuar qeverinë kriminale të Ramës, është në ditën e saj më të zezë…

Në vend që të shfaqej në pozita sulmi, zvarritet në pozita mbrojtëse…

Një Parti e përçarë, një re e zezë Marrëveshjeje me Edi Ramën, deputetë të rinj mes groteskut e injorancës, një kryetar të cilit nuk i zë besë askush…

Dje, gjatë mbledhjes së Kryesisë, Basha dha një sinjal bashkëpunimi.

U vendos të mbahet Kuvendi Kombëtar në fund të prillit ku të miratohen dhe ndryshimet statutore, me të cilat pretendohet se do të realizohet bashkimi…

Por….a ka “statut” që e shpëton Partinë Demokratike????

Dhe…a mund t’i besohet më Lulzim Bashës????

Sepse….siç Basha ia kujton Ramës, mbase dhe ne duhet t’ia kujtojmë Bashës:

“Më mashtrove një herë, është faji yt, më mashtrove për së dyti, është i imi!”