SHPERNDAJ

Reagim nga Guxim Alimani

-Nuk mund te imagjinohet krimi e korrupsioni i njeriut qe udhehoqi per 5 vite Institucionin qe duhet te ishte garant i ligjit.Nuk dua te flas per profesionalizmin e munguar dhe as defiçencen mendore te Adriatik Llalles.Kjo eshte e argumentuar me prova.E keqja natyrisht qendron tek nje drejtues i keq por me e keqja ne kete rast qendron tek shperndarja gjeografike e gjithe drejtuesve te prokurorise ne rrethe duke krijuar nje sistem korruptiv te centralizuar.Mjafton njeri prej benjamineve te Adriatik Llalles me nje fare emri anonim profesional e human por i kthyer ne Sheik fale korrupsionit, Ramadan Troci qe te shikojne qytetaret se çfare ndodh ne kete vend.Ky Troci i famshem dhe Petrit Fusha,keta Shullaze te drejtesise vetem per nje nate sulltanore ne nje hotel ne Gjermani kane shpenzuar 4000 € secili deri sa kane humbur dhe avionin e linjes per tu kthyer te puna ku paguhen me taksat e qytetareve shqiptare.Natyrisht qe as aty nuk paguan vete por me kart kreditin e nje bisnesmeni “te ndershem” Sh.B.Sikur vetem dosja e pronave te Karaburunit te kete nje shikim vizial profesional sonte çdo prokuror do te arrestonte keto dy monstra.Por kjo nuk po ndodh se vete gruaja e Adriatik Llalles eshte njeriu qe firmosi milionat e Koncensionit te Check Up te famshem ndersa beun e Kalase se Dodes qe guxon e kercenon e intimidon edhe gazetaret thuhet se po e mbron nje patriot qe paska akses ne Prokurorine e Shtetit.Ne keto kushte kur asnje lloj besueshmerie nuk ekziston me dosjet u dorezuan sot ne nje sherbim diplomatik te nje vendi mik si dhe provat do behen te ditura nga rrjete investigative boterore indipendente.Ne kete vend nuk ka me shprese per drejtesi por vetem nderrim kusaresh ne kusari i vetmi shpetim ngeken shqiptaret qe te ngrihen dhe me kauzat e tmerrshme qe lene pas ne korrupsion rregjimin e Ben Ali dhe te Sadamit te shporrin kete kete kaste mafioze e kriminale.Neser shqiptaret do njihen me fakte rrenqethese me vule e firme sesi Llallet e Trocet grabiten shqiptaret.Nese ne kete vend do te kishte edhe nje opozite formale jeta e keture kriminelevd ne liri do te ishte e limituar.Diçka do ndodhe por kurre nga ata qe paguhen.Termeti vjen nga pertej oqeanit!