SHPERNDAJ

Kur të shan PD-ja “bej” dhe “pasha”.

Ajo çka më ka habitur tek fjalori i hierarkëve të PD, ka qenë etiketimi i Ramës “Beu i Surrelit”, etiketimi i Koços “Pashai i Jugut”.
Çfarë synohet me këto etiketime?
Synohet denigrimi i tyre para elektoratit të majtë që hôn e dôn kanë urry bejlerët e agallarët?
Pse na qenkan beu dhe pasha simbol i dhunës, autoritarizmit, shpërdorimit e salltanetit? Bejlerë e pashallarë kanë qenë Ismail bej Vlora, Abdyl bej Frashëri, Sami bej Frashëri, Ahmet bej Zogu, Aqif pashë Elbasani etj, njerëz të shquar të historisë së Shqipërisë, me kontribut thelbsor për vendin tonë! Pra nëse beu e pasha simbolizojnë diçka, simbolizojnë vetëm për mirë, njihen vetëm për mirë, paçka se në ushtrimin e pushtetit të tyre kanë pasur cedimet përkatëse.
Beun e pashën simbol të së keqes i bëri propoganda komuniste. Pse s’po i thomë komisar e sekretar i parë? Pse s’po i shajmë kështu? A thua komisari e sekretari i parë nuk janë simbol i dhunës, autoritarizmit, shtypjes, masakrës, interrnimit, eksterminimit po të tillë na qenkan beu e pasha? Nëse unë gjej dhjetra bej e pashallarë patriotë, a mundet kush me m’gjet komisarë e sekretarë të parë patriotë? Pra shajini komisarë e sekretarë, se këta janë titujt e injorancës, jo bej e pasha! Jo gabime të tilla!

Indrit Vokshi