SHPERNDAJ

Kam ndjekur prej kohesh me shume vemendje daljet ne ekrane te ndryshme te TV shqipfolese por edhe prononcimet e tyre te shumta ne median shqiptare te nje kori te perbashket e ne unison e ne te njejten linje…ate te mbrojtjes se krimeve te komunizmit, mbrojtjes se periudhes se diktatures e madje edhe te vete diktatorit..

Sikurse po ndjek edhe debatet e studiuesit , publicistit e arkivistit te respektuar z. Kastriot Dervishi me ta..apo qofte edhe perplasjet e Agron Tufes me Xhufet e Taret me co… te cilet ju kane dhene pergjigjen e merituar..pinjolleve te sotem te Diktatures se djeshme qe kerkojne sot rivendosjen e saj serisht…mbi Shqiperine e shqiptaret…

Autoret ose Avokatet mbrojtes te kesaj periudhe ..me e erreta e historise se Shqiperise dhe shqiptareve nuk jane as emra te panjohur sikurse edhe nuk jane as edhe rastesisht ATA…dhe jo rastesisht keto lloj mediash tonat plehera e antishqiptare me plot kuptimin e fjales qe ju japin e ju lejojne kaq shume vend e hapesire Sorrave komunist-mbrojtese…

Ne llogjiken e konceptin tim kush mbron krimin apo kriminelin eshte i te njejtit kallep me te .. pra po kaq fajtor e po kaq kriminel..dhe per kete lloj aresyetim timin nuk ka Perendi te me binde per te kunderten … sepse ne cdo kushtetute e legjislacion te botes normale …si krimineli e si bashkefajtori apo bashkepunetori i tij ne krim apo mbrojtesi e propaganduesi i krimit denohen njesoj…

Avokatet mbrojtes te krimeve te komunizmit te cilet nuk nguruan te bejne serisht te njejten gje edhe kete radhe kur po debatohet nxehte reth historise se Kampit famekeq te Tepelenes ..e nxoren koken serisht ..madje kete radhe duke e shtuar edhe me dozen e cinizmit te tyre antishqiptar e antinjerezor …

Me ”konseguenti ” nder ta eshte Historiani i PPSH …dhenderi i Familjes se Diktatorit ..e njeriu i cili vetem per faktin se duke qene njeri nder Autoret qe ka shkruar dy here resht Historine e Shqiperise duke kryer ne te abuzime, shtremberime, fallsifikime e deformime te rendesishme te Historise se Shqiperise e te shqiptareve ..duhet denuar rende nen akuzen e fallsifikatorit te qellimshem te historise se nje kombi e te nje populli te tere , me pasoja jo te vogla per te djeshmen, te sotmen e te nesermen e tij….

Ai quhet gabimisht Pellumb..sepse fatkeqesisht nuk e lidh asgje me emrin e simbolin paqesor te ketij shpendi aq te respektuar kudo ne bote…ndaj minimumi mund e duhej te quhej Sorre, Gjarper, Ujk apo Cakall a Hiene a dicka e ketille…

Natyrisht si te jesh nder te paktet e shkolluar ne ate kohe ne Perendim..dhe jo pa qellime te paracaktuara mire , si te kesh marre per grua mbesen e Diktatorit, si te kesh zhgarravitur Historine e shqiptareve sipas oreksit, deshires, porosive e urdherave te Diktatorit..lincuesit me te paskrupullt te historise kombetare te Shqiperise…si te kete qene yt ate ne krye te batalioneve e divizioneve shqiptare qe se bashku me serbo-malazezet vrane , prene e masakruan mijera vellezer kosovare madje jo vetem ne masakren e Tivarit….si jot -eme te te kete punuar ne Ministrine e Brendeshme te Enverit..si jot moter e jot shoqe te kene qene te lidhura ngushtesisht me organet e Sigurimit te shtetit …natyrisht qe te takon te jesh nje Avokat Mbrojtes i krimeve te komunizmit qe do apo nuk do ti mbajne kesisoj edhe vulen kriminale te familjes tende..

E natyrisht si Dhender i familjes Hoxha doemos nuk te vjen aspak mire kur Idhullin tend shpirteror Enverin ta krahasojne me Hitlerin….sepse normalisht Qeni leh aty ku ha…o Xhufke..apo jo?

Por te pakten historia …pa shtremberime thote se edhe Hitleri e donte popullin e tij me shume se Enveri te tijin ….. se edhe Hitleri nuk i vrau gjermanet ashtu sikurse vrau Enveri shqiptaret…[perjashto luften qe mbetet lufte]…

Nga ana tjeter ”po kaq i zoti” ne mbrojtjen e tij ndaj krimeve te komunizmit del e na shfaqet edhe Auron Tare..

Ky ish sportist deshtak i se djeshmes…..qe pasi vodhi , grabiti, e abuzoi si pak kush tjeter me projektet e Trashegimise tone kulturore, me Guidat Turistike ne Jug te vendit qe nga Saranda, Ksamili, Butrinti, Dhermiu e deri ne Monumentet tona te rralla kulturore te mbrojtura e financuara edhe nga UNESCO..si Gjirokastra, Berati , Apollonia etj etj….beri c’beri dhe nuk vonoi te dale ne origjine….

Edhe pse kam respekt per karieren sportive te shkelqyer te Babait tend Isait o Auron ..dua te te rikujtoj me kete rast se jo rastesisht AI dhe 5 oficere te tjere besnike te regjimit u zgjodhen per te mbajtur mbi supe e per te percjelle per ne banesen e fundit me ceremoni te larta shteterore Arke-mortin [qefinin] e pikerisht atij …arkitektit te krimeve te cilat ju mbroni sot..Diktatorit paranojak Enver Hoxha…

Dhe te siguroj Auron se kjo nuk ishte aspak rastesi si dhe e rendon jo pak ndergjegjen familjare tuajen apo jo?…

Me sa mend ne koke, me sa guxim e kurajo ti mohon gjithcka, dhe ze e kerkon fakte e deshmi, deshmitare e fotografi te krimit makaber komunist te vrasjes e me pas edhe te djegjes se kufomes se klerikut te njohur shqiptar At Leke Luli .. kur ai krim po te kishte goje e duar do te te ulerinte fuqishem mbi fytyren tende e do te te mbyste si nje vemje e peshtire e pa as me te voglen ndjenje njerezore..qe del kaq perbindshem mbi te…

Me cfare llogjike antinjerezotre ti mberrin deri atje sa kerkon ”gjilperen ne kashte” sic thote populli… tek thua se duhet studiuar se cfare lloj kazme ishte ajo qe masakroi nje nder figurat e njohura e te respektuara te forcave te armatosura shqiptare te asaj kohe..Admiralin Tehme Sejko… vrare barbarisht prej Diktatorit …

Cinizmi, shpirtligesia dhe arroganca e rrugaceria jote politike ne kete rast i bashkohet vetem nje qenie te percudnuar te quajtur Antinjeri dhe askujt tjeter..

Jo rralle si Pellumb Xhufi po ashtu edhe Auron Tare jane pare se bashku neper studiot tona televizive me figura te errreta e kriminale te historise se sotme te shqiptareve te tille si Fatos Klosi, Idajet Beqiri, e deri edhe tek Paskal Milo , Dritan Hila etj .. ne mbrojtje te etheshme, aktive e gati kriminale e te dhuneshme ndaj krimeve te komunizmit mbi shqiptaret e pa mbrojtur … prej krimineleve Hoxha, Xoxe, Shehu, Hazbiu, F.Shehu, Sh.Peci, A.Cela, Rr.Mino, N.Haznedari, Z.Ramizi, D.Bengasi, S.Gradeci, etj etj etj

Dhe mos harroni se disa prej tyre ne Shqiperine e pas diktatures…kane qene ne funksione te larta shteterore te shtetit shqiptar te pas permbysjes se komunizmit..si Minister i Jashtem,[Paskal Milo] Shef i Sherbimit Informativ Kombetar,[Fatos Klosi] Zv.Minister i Mbrojtjes, [Dritan Hila ] Zyrtar i larte ne sistemin e Drejtesise shqiptare [Idajet Beqiri] etj…a thua vertet te jete valle rastesi qe kjo eskorte mbrojtese e Diktatures dhe e Diktatorit te jete instaluar kesisoj ne kupolen e shtetit shqiptar post-komunist?..

Vetem nje mendje naive mund ta besoje kete lloj ”rastesie” disi te cuditeshme…tek mendon qe Ramizet, Nanot, Metat, Majkot,Gramozet, Xhafat.. e tash edhe Ramat i kemi pasur e vazhdojme ti kemi ende ne krye te qeverise e shtetit tone” post -komunist”….

E jo rastesisht si Pellumbi e Auroni po ashtu edhe Paskali e Klosi, Idajeti e Hila jane miq te hershem te familjes Rama…te Edvinit personalisht por edhe te Kristaqit te djeshem qe vari ne litar Poetin H.Nela ne mes te Kukesit…

E tash le te kthehemi tek Arkivat, historia, dokumentat, faktet, deshmite, ngjarjet, deshmitaret e gjithcka tjeter tronditese qe e di mbare bota e ”nuk e ditkan” vetem Xhufat , Auronet e shpura e tyre antinjerezore…qe ju del ne mbrojtje krimeve makabre 45 vjecare te komunizmit shqiptar mbi shqiptaret ….

Shqiperia ishte nje vend me popullsi prej 2 milion banoresh…nga te cilet 7 mije e 29 qytetare te saj vdiqen e u pushkatuan …shumica pa gjyq fare burgjeve te tmerreshme te komunizmit barbar e sadist ne Spac, Qafe Bar, Torovice, Shen Vasi, Kosove [Kavaje] Vlore, Lushnje, Berat, Gjirokaster, Tepelene, Kruje, Librazhd, Tirane etj etj..

Vetem 24 qytete numeronte Shqiperia ne ate periudhe …por Burgje kishte plot 23… ne te gjithe territorin e saj prej vetem 28 mije km katrore…

Ne Kampet e tmerreshme te perqendrimit ku ”arkivohej” me kujdes armiku i ”pushtetit popullor” ku gjithashtu pas internimeve , debimeve, riedukimeve, torturave c’njerezore e persekutimeve intensive te llahtareshme humben jeten mijera shqiptare te pa fajshem mes tyre plot gra, pleq e femije … te cilet kaluan ne ato qe ju me antihumanizmin tuaj te perbindshem guxoni ti quani ”shtepi pushimi”…plot 59 mije shqiptare…dhe tmerrin e perndjekjes nga Biografia e Keqe e provuan jo pak por reth 300 mije qytetare te Shqiperise ..suaj Fanar Ndricuese te Enver djalit…qe sot rudhni buzet pse ju a krahasojne me Hitlerin….

Ata qe i shpetuan torturave , burgjeve, plumbave e tmerreve tuaja te perbindeshme rrefejne ne menyre renqethese se nje zot e di se c’kane hequr shqiptaret ne ”shtepitte tuaja te pushimit..ne Tepelene , Saver, Cerme, Gradishte, Paper, Belsh, Qafe Bualli, Reps, Mamuras, Fushe Kruje e Kruje , Peqin, etj etj pa mbarim… deri edhe tek Cmendina e Elbasanit…

Ishin plot 46 kampe internimi ..qe per nga ato c’ka perjetuan shqiptaret ne to sikurse shkruan edhe ne librin e tij At Zef Pllumi ja u kalonin per nga mizorite mbi njerez,,,edhe kampeve naziste te Dakaut, Aushvicit, Mathauzenit, Prishtines, etj etj…

Dhe fale kesaj lloj parajse tuajen qe vetem monstra te llojit e seres tuaj mund te kene guximin e cmendur ti dalin ne mbrojtje …edhe sot e kesaj dite 4.500 te vrareve e te pushkatuar nga diiktatura komuniste ende nuk ju dihet asnje gjurme varri..ende nuk ju eshte gjetur as edhe nje eshter e vetme per tu rivarrosur si njerez nga familjaret e tyre …kaq mizore ishiin barbarite tuaja c’njerezore …sa te zhduknin fare nga faqja e dheut e te linit deri edhe pa varr…

Dhe ju sot guxoni e ju dilni ne mbrojtje pikerisht atyre qe dje vrane e zhduken Ajken e Kombit shqiptar, patriotet , nacionalistet, kleriket, tregetaret e cdo shqiptar te ndershem qe nuk mund e nuk kish se si te ishte ne nje radhe e ne nje linje e ne te njejten tribune politike me ju…antinjerezit e antishqiptaret e lindur qe u bashkuat kunder Shqiperise e shqiptareve edhe me Dreqin e Djallin …jugosllav, grek, sovjetik e kinez .. vetem e vetem se ashtu ju therriste gjaku juaj i vertete komunisto-sadist-bolshevik… gjak i urryere i shprishur i nje perzjerje antinjerezore mes pa- besise, anti-zotit, anti-kombit e anti – atdheut… …

Lufta e 1 Boterore vrau 13 milion njerez…Lufta e 2 Boterore 35 milion…ndersa Komunizmi juaj Parajse te cilit i dilni ne mbrojtje..regjistroi me shume se 65 milion viktima …No Coment…

Po nuk keni fort faj ju jooo…
Faj e fajtore po kaq sa ju jane ata..”Boset e Vipat ” e sotem te mediave plehrane, llum e kazan bashke…qe vazhdojne e ju leshojne studiot e mikrofonet , faqet e gazetave e gjithcka tjeter per te llapur kesisoj si qente e terbuar e te leshuar nga zinxhiret..per te fyer, ofenduar , perbuzur e neperkembur ne menyren me cinike, rrugacerore e arrogante ato tmerre qe hoqi ky vend e ky popull nga ai rregjim i urryer antinjerezor..nga ai lloj regjimi qe per nga egersia e barbaria, injoranca e sadizmi mund te krahasohet deri me sot vetem me ate te Khmereve te Kuq te Pol Potit ne Kamboxhia.,..e natyrisht edhe me krimet e perbindeshme te Atit tuaj te madh shpirteror prej te cilit mesuat e moret edhe zanatin…monstres se urryer bolsheviko-komuniste armikut me te madh te Shqiperise e shqiptareve …Stalinit…

A.R.DOSTI