SHPERNDAJ

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka takuar sot Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz.

Zonja Marku shprehu vlerësimin për ndihmesën e madhe që kanë ofruar autoritetet gjermane për Prokurorinë Shqiptare, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në koordinimin për hetime të përbashkëta.

Ndërkohë, diplomatja gjermane shprehu mbështetjen e vendit të saj për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dy-palësh në fushën e sigurisë dhe të ndjekjes penale.

Prokurorja e Përgjithshëm garantoi ambasadoren Schütz se do të intensifikohet aktiviteti institucional në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme, si edhe do të forcohet më tej bashkëpunimi vendas dhe ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme./konica/