SHPERNDAJ

Ne mesnatën e 19 shkurt 1951 u arrestuan 200 te pafajshem dhe me 26 shkurt 1951, në mesnatë në afërsi të “Urës së Beshirit”, të lidhur dorë përdore me tela me gjemba i pushkatuan dhe i mbuluan në një gropë të përbashkët, u pushkatuan 22 intelektualë: Sabiha Kasimati, nga Gjirokastra, Pjerin Guraziu e Gjon Temali nga Shkodra, Zyhdi Herri, Jonuz Kaceli e Ali Qorraliu nga Tirana, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasoruho dhe Petro Konomi nga Gjirokastra, Thoma Katundi e Pandeli Nova nga Korça, Fadil Dizdari nga Kavaja, Hekuran Troka nga Kuçova, Niko Lezo nga Delvina, Anton Delhysa nga Prizreni,Tefik Shehu nga Gjakova, Myftar Jegeni, Gafurr Jegeni e Haki Kodra nga Dibra e Madhe, Mehmet Shkupi nga Shkupi, Lluka Rashkoviç nga Mali i Zi.

Ata 22 fatkeq, pasi lindën, u rritën dhe u shkolluan, ecën nëpër udhën e jetës, herë me gëzime të pakta, herë të tronditur nga zhgënjime, apo nga dramat familjare, së fundi do t’i priste një mbarim tragjik, nga dora gjakatare e tiranit komunist E.Hoxha dhe e xhelatit M. Shehu. Pas arrestimit u pushkatuan në mbarim të pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, në mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit

Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kish dhënë një vendim: dënimin me vdekje për 22 të vdekur!! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim. Pra, bllokmenët, uzurpatorët e Shqipërisë, me atë vrasje, kërcënuan gjithë popullin liridashës, kërcënuan drejtësinë, kërcënuan edhe Zotin. Me këtë rast E. Hoxha u rek të tregonte dashurinë e madhe për miqtë e rinj sovjetikë, e mbi të gjitha të qetësonte jetën e tij të mbrapsht. As Shekspiri i tragjedive, s’do të mund të gjente fjalë për të treguar, sesi brenda një nate u krye ajo masakër e llahtarshme.
Kryetari i degës së dytë të Sigurimit të Shtetit, kapiten Rasim Dedja, hartuesi i listave ka rrëfyer se, “Vlerësimi për personat që do të pushkatoheshin dhe që janë pushkatuar në fakt, është bërë direkt nga udhëheqja e Ministrisë, që në atë kohë ka qenë Mehmet Shehu me dy zv.ministrat Kadri Hazbiun dhe Mihallaq Ziçishti”