SHPERNDAJ

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z Rrustem Berisha u prit nga NTM Princ Leka II
NTM Princ Leka II dhe Ministri Berisha biseduan për situatën në rajon, ndikimin dhe rolin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe kontribuuese e ruajtjes dhe ndërtimit të paqes

Ministri Berisha gjithashtu e njohu NTM Princ Leka II, me procesin e tranzicionit të FSK-së, miratimin e tri ligjeve nga Parlamenti i Kosovës lidhur me këtë proces, transparencën e plotë të këtij procesi, bashkëpunimin me partnerët strategjikë dhe shtetet anëtare të NATO-s për përfundimin me sukses të procesit, i cili po zhvillohet me konsensus të plotë të faktorit të brendshëm politik në Kosovë.

Ministri Berisha ishte i shoqeruar ne takim me z Sylë Ukshini Ambasodor i Kosoves ne Tirane, znj Elena Citaku, keshilltare politike dhe z Kreshnik Cukaj Keshilltar politik i ministrise FSK

NTM Princ Leka II pasi i ka uruar mirëseardhjen Ministrit Berisha, e ka e ka falënderuar per punen e mire dhe per hapat qe Kosova po ben për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.