SHPERNDAJ

Një ‘ciklon bombë’, siç e kanë emërtuar meteorologët, do të godasë verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë javë, duke sjellë erëra shkatërruese në rajonin e prekur prej disa ditësh nga një i ftohtë vdekjeprurës.

Fenomeni është emërtuar me këtë emër, pasi trysnia e ajrit do të ulet në mënyrë aq drastike sa do të gjenerojë një stuhi shpërthyese

Ajo parashikohet të godasë sot, duke sjellë 30 cm borë në New England dhe erëra deri në 120 km në orë

Autoritetet u detyruan të hapnin dhjetëra qendra emergjence.

Të paktën BBC raporton se Shtetet e bashkuara kanë hyrë në ditën e 10 të motit të acartë, i cili ka nisur që prej Krishtlindjeve, duke thyer rekord

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, si pasojë e motit të ftohtë.

CNN raporton se Shtetet e bashkuara kanë hyrë në ditën e 10 të motit të acartë.