SHPERNDAJ

Libri i nipit të Ahmet Zogut, Skender Zogu, me titull ‘Një jetë në shërbim të kombit shqiptar’ është përkthyer në shqip dhe tashmë gjendet në treg për të gjithë lexuesit.

Ky libër, fillimisht ishte botuar në frëngjisht, por tashmë është edhe në gjuhën shqipe.

Lajmi është bërë i ditur nga Sulejman Gjana, i cili përmes rrjetit të tij social, ka ftuar të gjithë që të marrin këtë libër për të mësuar më shumë rreth familjes mbretërore shqiptare.

Ja postimi i plotë:

Të dashur miq,

Me kënaqësi ju lajmëroj se libri “Një jetë në shërbim të kombit shqiptar” me kujtimet e z. Skender Zogu është përkthyer në shqip dhe gjendet në treg.

Unë e kisha lexuar këtë libër kur doli botimi frëngjisht dhe më ka mrrekulluar ashtu siç më kanë mrrekulluar gjithnjë bisedat me z. Skender Zogu me të cilin ndaj një miqësi dhe bashkëpunim të patundshëm prej gati 30 vitesh.

Ftoj të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për Familjën Mbretërore që ta lexojnë këtë libër ku, ndër të tjera, kuptohet dallimi ndërmjet njerërve të rrallë që i përkushtohen atdheut dhe kombit dhe atyre të shumtë në “Shqipërinë e re” që i përkushtohen interesit vetjak.

Libri në fjalë është në shitje në disa librari në Tiranë por mund të kontaktoni edhe shtëpinë botuese në këtë adrese e-mail, për të rezervuar ekzemplarin tuaj: zalokoka@hotmail.com/Konica/