SHPERNDAJ

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Princ Leka ka shpjeguar sot situatën e krijuar së fundmi në Partinë ‘’Levizja e Legalitetit’’.
Ai thekson se është tërësisht e papranushme që të përdoret pa autorizim e Oborrit Mbreteror, emri i tyre, dhe ka dërprerë çdo komunikim me lindershipin e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Ja postimi i Oborrit Mbreteror

Oborri Mbretëror Shqiptar ka dërprerë çdo komunikim me lindershipin e Partisë Lëvizja e Legalitetit deri në bashkimin e legalistëve dhe riorganizimin e PLL.

Partia Lëvizja e Legalitetit nuk po përfaqëson vlerat, traditat dhe kulturën mbretërore, prandaj dhe Oborri Mbretëror Shqiptar nuk mund të lejojë keqpërdorimin e imazhit të Familjes Mbretërore për interesa personale të individëve të caktuar.

Ju njoftojmë që ish – kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana nuk ka asnjë lidhje apo kontakt me Familjen Mbretërore dhe nuk e përfaqëson atë në asnjë eveniment apo veprimtari.

Oborri Mbretëror Shqiptar