SHPERNDAJ

Ministri e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj parrullave antishqiptare që u vendosën një ditë më parë në qytetin e alfabetit në Manastir të Maqedonisë. Në një deklaratë për mediat MEPJ shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve.

“Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.