SHPERNDAJ

Një skandal i përmasave të paimagjinueshme po zbulohet ngadalë megjithë përpjekjen e shemtuar të qeverisë për ta mbuluar atë. Qeveria shqiptare, ministri i jashtëm arrogant, kryeministri qe nuk njeh skrupuj, kanë rënë dakord që Greqia të marrë disa milje nga deti jonë. Kjo forcë politike që në gjenezë të saj ka shitjen e interesave kombëtare, ky grupim njerëzish që në fillesat e tyre janë bërë bashkë nga serbët në vitin 1941 u rikthye tek tradita e shitjes së interesave të vendit tonë. Kjo parti që ktheu përmbys çdo gur kur qeveria e kryeminsitrit Berisha nënshkroi një marrëveshje për kufirin detar me Greqinë në emër të patriotizmit tani ka shkuar me sa duket më larg se ajo marrëveshje. Jo vetëm që në bisedimet me Greqinë çështja çame është fshirë por edhe kufiri detar është devijuar. Më shumë se kaq nuk mund të bëjë kundër këtij vendi

Tomor Alizoti