SHPERNDAJ

Patriotizmi i rreme i komunisteve te djeshem e i pseudodemokrateve te sotem shqipfoles….

Absolutisht qe mospjesmarrja e shqiptareve ne protesten e se shtunes ne mbrojtje te fateve te rrezikuara shume seriozisht te Atdheut te tyre me ka lene nje shije teper te hidhur ..aq sa drejt me e thene ..nuk e kaperdij dot kurre..

Shqiptare ..a e pate se si ju braktisen per fatet e Atdheut tuaj..rraca e ndyre e perverse e politikaneve tuaj te cileve ju ju veni nga pas si delet manare…?

Jo si politikane e as me postet e funksionet qeveritare, shteterore e partiake qe mbajne e perfaqesojne..a pate kend prej tyre ne krah e ne mes tuaj ..qe te pakten si qytetar e si shtetas shqiptar te dilte ne shesh e se bashku me ju te protestonte me moton..Atdheu ne rrezik?

Ndoqa ne nje kanal televiziv grek protesten e tyre per ceshtjen e emrit te Maqedonise …mbi 1 milion vete ne rruget e sheshet e kryeqytetit grek e gati sa nuk i vune flaken Athines…imagjinoni se c’mund te benin greket nese Shqiperia fjala vjen do tu kishte grabitur Detin ..apo do tu kish kerkuar rivarrosjen me ceremoni, protokoll e date perkujtimore zyrtare ne Camerine martire shqiptare grabitur prej tyre …te mijera qytetareve came te vrare e therur nga sadisto-fashistet greke ..qe sot po kerkojne ”te na ingranojne” ne shqiptareve ne Europen e qyteteruar ….

E tek shoh e ndjek gjkithcka te trishtueshme e tejet te dhimbeshme qe po ndodh ne maredheniet mes Shqiperise perfaqesuar dje dhe sot nga nje grusht tradhetaresh e banditesh antikombetare…dhe fqinjeve te saj ..historikisht armiqesore, hileqare , te pa bese e grabitqare…mendja me shkon tek patriotizmi e nacionalizmi i rreme e fals i tyre propaganduar me te gjitha format e menyrat perverse qe ju shkojne pershtat vetem njerezve e doktrinave te tilla si ato komunisto-bolshevike e pseudo-demokrate …te cilat qe ne gjeneze te tyre mohojne Kombin, Atdheun, Besen, Fene, Nacionalizmin, Familjen e gjithcka tjeter te bekuar nga zoti e njerzilliku..e mbi to kurdohere vene Partine e Liderin e saj…

Dhe keta palaco e spurdhjake kane bythe e goje bashke te shajne e akuzojne per mungese nacionalizmi, atdhedashurie e patriotizmi madje deri edhe per tradheti kombetare Mbreterine Shqiptare e vecmas Mbretin Zog…..

E zeza mbi te bardhe…
Lexoni se cfare shkruhet ne faqen e pare -hapese te Pasaportes se Mbreterise Shqiptare ..

Dhe kjo foto e meposhteme e njeres prej ketyre Pasaportave i perket vitit 1937..pra plot 81 vjet me pare….

1- Ta dijsh dhe te jesh i sigurte ,se fatbardhesia e lumtunija jote gjindet ne Shqipni ..e cila te e’p nder e te fal emnin shqiptar…

2- Ruaje mire karakterin kombetar dhe kryenaltesine shqiptare ,bindju ligjeve e urdhnavet te vendit kudo qe te jesh…

3- C’do shqiptar eshte vellau YT..nderoje kurdohere dhe ndihmoje kur te kete nevoje..

4- Mos e perbuz Gjuhen e Nenes s’ate tue fol ne gjuhe te huaj kur nuk esht nevoja..

5- Ndero Flamurin e Atdheut tend ,kush nuk e nderon sojin e kombesise , shnderon veten e vet

6- Dashuria per Atdheun ndihet me teper ne mergim…prandaj kete dashuri ruaje edhe kur te kthehesh ne vendin tend …

NO COMENT…..

A.R.DOSTI